Na ndiqni ne Facebook

KUVENDI I KOSOVËS MIRATOI REZOLUTËN KUNDËR REFERENDUMIT SERB - PDK BOJKOTOI

Votimi i rezolutës kundër referendumit të Serbisë në Kosovë, akt për t'u përshëndetur i deputetëve të Republikës së Kosovës.

Shumica parlamentare e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, votoi rezolutën me të cilën i ndalohet Serbisë të organizojë referendum në Kosovë, me synim të cënimit të sovranitetit dhe integritetit shtetëror të vendit tonë.
Partia Demokratike, nuk mori pjesë fare në seancë me justifikime të papranueshme dhe kuptueshëm djallëzore. Me këtë akt të ulët, PDK, demaskoi veten si pretenduese e krahut më patriotik në politikën kosovare, e cila, me këtë rast luajti lojën e dyfishtë edhe kundër edhe proreferendumit, për t'i kënaqur pretendimet e Serbisë dhe kërkesat e supozuara të miqve ndërkombëtarë.
PDK, harron se, nuk mund më të llogarisë në vasalët e saj, përveç sharlatanit Driton Selmanaj të LDK, i cili abstenoi, duke menduar që lë përshtypje admiruese te evroamerikanët.
Shteti i Kosovës, mbrohet nga politika agresive serbe, me masa konkrete dhe jo me servilizma e oportunizëm të pacipë.



Comments