Na ndiqni ne Facebook

ARRESTOHET I KËRKUARI NGA POLICIA E KOSOVËS

Mbrëmë në Prishtinë, u arrestua i kërkuari nga Policia e Kosovës Dardan Molliqaj.
Dyshuari për dhunë ndaj Policisë D. Molliqaj, në protestën e 29 janarait para selisë së Qeverisë së Kosovës ishte i ftuar mbrëmë në emisisionin "Pressing" në TV t7, mirëpo, në afërsi të këtij TV, arrestohet në flagrancë nga Policia.
I kërkuari nga PK, Dardan Molliqaj, prej datës së kryerjes së veprës, sulm ndaj personit zyrtar, policit në detyrë, iu ka shmagur ftesës së Policisë për t'u lajmëruar në procedurë të rregullt intervistuese, andaj, në zbatim të ligjit, Policia, është detyruar ta arrestojë të dyshuarin D. Molliqaj.
Pas arrestimit të tij, në emisionin "Pressing" të t7, u zhvillua një debat fund e krye tendencioz, me fabrikime e gënjeshtra kundër organeve policore që zbatuan ligjin.
Pos dy përfaqësuesëve të (PSD) në debat, me shpifje, intrigime dhe trillime të pabazuara, u shqua Berat Buzhala, ndërsa Blerim Latifi dhe Zana Avdiu, në rolin e të "sofistikuarëve", u angazhuan në sulme ndaj Policisë dhe ndaj Albin Kurtit e në mbrojtje të të arrestuarit Dardan Molliqaj.
Të gjithë debatuesit, sipas tekeve, interpretonin normat ligjore, me qëllim që ta nxjerrin si të paligjshëm arrestimin e D. Molliqajt, me justifikim që, do duhej të lejohej të merrte pjesë në emision pa u penguar, pastaj....
Në asnjë shtet me demokraci të konsoliduar dhe ligje të aplikueshme, rrjedhimisht edhe në Kosovë, në momentin kur i kërkuari kapet nga Policia, konsiderohet i privuar nga liria dhe i pushon e drejta deri në një vendim tjetër të organeve kompetente policore- gjyqësore.
Tendencat e opozitës së "përbashkuar" dhe tellallëve opozitarë, për t'iu dhënë konotacion dhe ngjyrë politike, akteve që përbëjnë vepra penale, nuk mund të shfrytëzohen si akuza as presione ndaj Qeverisë së Kosovës, as në funksion të mashtrimit qytetar.



Comments