Na ndiqni ne Facebook

DEMASKIMI I ZHURMAXHIJNJËVE MEDIATIK

Analistë, opinionist e politikanë kosovarë, të cilët zhurmojnë me zë të lartë nëpër mediat e Kosovës, duke e akuzuar Albin Kurtin si antiamerikan, sepse s'po i përfillka insistimet amerikane për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.

 Zhurmaxhijntë mediatiko-politkë kosovarë, përditë e më qartë vetëdemaskohen në opinionin kosovar, si shtytës të idesë djallëzore serbe mbi themelimin e "zajednicës" me pushtet të nivelit të dytë dhe të tretë ekzekutiv. 

Ja si demantohen "proamerikanët" antiamerikanë kosovarë të cilët çojnë ujë në mullirin serb, për benefice personale në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë! 

Demanti më i fuqishëm vie nga i dërguari i posaçëm i presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar, i cili me dy shkurt arrin në Kosovë! 

Citim: "Ekzistojnë disa modele që funksionojnë, mes të cilave, modele që mundësojnë koordinim lokal, pa nivel të dytë pushteti apo pushtet ekzekutiv të bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës, do ta përzgjedh se cili model është më i përshtatshëm e që nuk cenon funksionimin e shtetit të Kosovës".

 Identik me deklaratën e z. Escobar është edhe deklarata e ambasadorit amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier.



Comments