Na ndiqni ne Facebook

FUSHATË ANTIKOSOVË SERBE, E RASTËSISHME APO E SINKRONIZUAR ME SHPIFËSIT NË KOSOVË?!

 Ardhjen e të dërguarit të presidentit amerikan Joe Biden Gabriel Escobar në Kosovë, shoqëruar nga i dërguari i BE-së Lajçak, politika zyrtare serbe dhe mediat rreth saj, po "shfaqin drojë" që, z. Escobar, s'do t'i përfillë insistimet serbe për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, me ingerenca ekzekutive.

Për ta bindur z. Escobar, se Serbia me "arsye" kërkon autonomi ekzekutive për serbët në Kosovë, provon skenarë të traditës serbomadhe, me të cilët  Serbia nxjerr justifikime trilluese, se gjoja shqiptarët ushtrojnë presion sistematik që t'ua bëjnë të padurueshme serblve jetën në Kosovë. Kështu sot, mediat serbe raportojnë që, në muret e kishës serbe në Hoçë të Madhe, qenka ngritur flamuri me simbole të UÇK-së, duke e konsideruar si provokim të hapur ndaj serbëve, në kohën kur në Kosovë ndodhet i dërguari amerikan z. Escobar.

Zyrtarët serbë, pandërprerë e potencojnë që, me Albin Kurtin, s'mund të bisedohet për asgjë dhe, duhet të zëvendësohet me të tjerë procesi i dialogut Kosovë - Serbi!

Fushata e egër e sinkronizuar e një pjese të dështuar e opozitës dhe mediave kosovare të kontrolluara prej saj, i bëjnë presion të llahtarshëm Kryeministrit Albin Kurti, për themelimin e "zajednicës", me pretekst sipas marrëveshjes së Brukselit më 2013 dhe 2015, por realisht sipas kërkesave të Serbisë!

Ngritja sot, e flamurit me simbole të UÇK-së pranë kishës serbe në Hoçë të Madhe, kushdo që janë autorët, prapa "incidenteve" si ky, qëndron politika provokatore e shovinistëve të Beogradit në dëm të Kosovës.



Comments