Na ndiqni ne Facebook

GJEOSTRATEGJIA PANSLLAVISTE RUSOMADHE DHE SERBOMADHE

 Dalja në arenën ndërkombëtare e Kinës komuniste si superfuqi botërore, aleate ideologjike dhe gjeostrategjike e Rusisë autoritariste të kryeoligarkut  Vladimir Putin, kërcënon seriozisht rendin  botëror dhe paqen globale.

 Vladimir Putin, dëshiron që, me  mjete propagandistike, të spiunazhit dhe fuqinë ushtarake, ta rikthej dominimin rus mbi shtetet e pavarura që dikur përbënin Bashkimin Sovjetik.

 Vladimir Putin, duke e shfrytëzuar negligjencën dhe inkoherencën e fuqive perëndimore demokratike, në kontinuitet,  demonstron format më agresive drejt tendencës dominuese mbi shtetet sovrane që i konsideron  pjesë e orbitës së interesave gjeostrategjike dhe gjeopolitike ruse.

 Ukraina, aktualisht, ishte viktime e radhës së invazionit dhe ekspansionit rusomadh.

 Politika rusomadhe e Putinit, nuk përkufizohet vetëm në Ukrainë dhe fqinjët e shkëputur, dikur përbërëse të BS. Ai, ka futur duart edhe në Ballkan, aleaten e besueshme të Rusisë, Serbinë shoviniste e përdorë si trambulinë për të mbajtur të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe kështu, ushqen orekset nacional-shoviniste serbomëdha.

 Përmes armatosjes dhe shërbimeve të fshehta agjenturore, Rusia, po e ndihmon Vuçiqin dhe kishën ortodokse serbe, të ndërhyjë në vendet fqinje dhe të demonstrojë hapur pretendime territoriale ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, njëkohësisht të ushtrojë ndikim në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, përmes shërbimeve agjenturore, mediatike e propagandistike.

 Tandemi Putin-Vuçiq, në Kosovë dhe Shqipëri, fatkeqësisht, kanë zgjeruar rrjetin agjenturor, që përmes të zëdhënësve shqipfolës e shtrinë ndikimin panatyrshëm  edhe në këto dy vende.

 Ideja e Ballkanit të hapur, e mirëpritur nga politika zyrtare e Tiranës dhe propaganda e orkestruar e një tufe gazetarësh e opinionistësh kosovarë që të koordinuar përkrahin themelimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, i bëjnë të besueshme informatat se sa milionat i derdhin shërbimet serbo-ruse për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës.




Comments