Na ndiqni ne Facebook

MBETURINAT JUGOSLLAVOKOMUNISTE TË KOSOVËS, NUK KANË TË DREJTË MORALE, TË GJYKOJNË APO STIGMATIZOJNË ROLIN E XHAFER DEVËS NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Rolin dhe figurën e Xhafer Devës, kanë të drejtë morale ta trajtojnë, njohës dhe studiues të rrethanave të kohës kur ai jetoi dhe veproi, të painfektuar nga ndikimi antishqiptar i komunizmit jugosllav.

Polemikat që shpërthyen "pro et kontra", me rastin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, askujt nuk i shërbejnë përveç politikës nacionalshoviniste të Beogradit.


Ekskluzivisht, mbeturinat e trashëgumisë jugosllavokomuniste, duhet ta mbyllin gojën dhe të qëndrojnë larg gjykimit të rolit të forcave antikomuniste në Kosovë dhe trevat shqiptare nën mbretërinë serbo-kroato-sllovene dhe pastaj nën Jugosllavinë tito-rankoviqiane. 

Dëmet që mund t'i ketë shkaktuar popullit shqiptar në LDB, Xhafer Deva me forcat antikomuniste, janë irelevante dhe të parëndësishme, me tragjedinë e mbushur me masakra të komunistëve serbojugosllavë kundër shqiptarëve. 

Patriotët shqiptarë, në LDB, gjykuan që rreziku permanent popullit shqiptar vinte nga komunistët jugosllavë e që rezultoi se kishin të drejtë. Nga këndvështrimi i kohës, patriotët shqiptarë, rrëshqitën në disa gabime perceptuale, duke besuar që, kishte ardhur momenti që, populli shqiptar të çlirohej nga reaksioni më i zi serbomadh dhe të shpëtojë nga shfarosja e planifikuar e kralevinës shoviniste. 

Me ripushtimin e Kosovës dhe trevave shqiptare nga brigadat partizane-çetnike më 1945, populli shqiptar, u përballë me shtypjen, përndjekjen dhe gjenocidin më monstruoz të komunistëve jugosllav edhe më i zi se regjimi radikal i kralevinës jugosllave. Kësaj radhe, në bashkëveprim me komunistët shqiptarë, vëllezër ideologjikë të serbëve-jugosllavëve. 

Vetëm gjatë marrëdhënieve vëllazërore Shqipëri-Jugosllavi, nga viti 1944-1948, u vranë e u masakruan rreth 50 mijë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni e gjetkë, pastaj edhe 30 mijë të tjerë u vranë deri më 1966. Rreth 400 mijë u shpërngulën me dhunë e terror në Turqi. 

Kjo dramë e parandjerë, i shtyri patriotët shqiptarë të ngjallin shpresën në "çlirimin" gjerman dhe të mos iu besojnë çetnikëve të kamufluar në komunistë. 

Nga këndvështrimi i sipërcekur, restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës ishtë i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për kujtesën historike. 

Le të shkruhet e të lexohet historia, ashtu siç ka ndodhur, pa devijime dhe ndikime ideologjike dhe preferenca të historisë serbo-ruse, nga e cila akoma vazhdon të vuaj historiografia shqiptare.



Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë

Comments