Na ndiqni ne Facebook

PARLAMENTI MALAZEZ RRËZOI KRYEMINISTRIN KLEROSERBOMADH ZDRAVKO KRIVOKAPIQ

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq, betejën e gjatë politike, në parandalimin e instalimit të politikës ekspansioniste klerikoserbomadhe, përfundimisht arriti ta kurrorëzojë me rrëzimin nga parlamenti kryeministrin Zdravko Krivokapiq.

Dr. Dritan Abazoviq, në historinë e Malit të Zi, do të mbahet mend si shqiptar dhe politikani më i kualifikuar, që ia doli me sukses në sytë e vendit dhe botës, ta diskretitojë oligarkinë e krahut të pushtetmbajtësit 30 vjeçar të Milo Gjukanoviqit dhe tendencën e Krivokapiqit, që në bashkëveprim me kishën serbe, ta kthej Malin e Zi nën kthetrat e Serbisë ekspansiniste serbomadhe.

Meritë historike e z. Dritan Abazoviq është që, përpjekjet e serbo-ruse, të përfaqësuara nga Krivokapiq me bandat serboçetnike, dështuan në kthimin e Malit të Zi nën influencën dhe aneksimin serb, duke ruajtur të pacënuar orientimin properëndimor dhe euroatlantik të vendit.

Në luftën e pakompromis mes D. Abazoviqit dhe Krivokapiqit, triumfoi politika e Abazoviqit për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi nga synimet gllabëruese serbe, ndërtimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje, garancinë e vendit anëtare e besueshme e NATO-s dhe mosdiskutshmërinë e Pavarësisë së Kosovës.

Qeverinë e pakicës e ideuar nga z. D. Abazoviq, në të cilën do të përfshihen përfaqësues të të gjitha komunteteve etnike, do të ishte arritje e jashtëzakonshme politike, demokratike dhe mundësi drejt zhvillimit e prosperitetit shtetëror të Malit të Zi.




Comments