Na ndiqni ne Facebook

TRINOMI EDITA TAHIRI, HASHIM THAÇI, ISA MUSTAFA, IA LANË KOSOVËS NË DERË "KOPILIN"- ZAJEDNICËN


I ftuar special nga moderatori i emisionit "Pressing" Leonard Kurquki. Dhelpra dinake Isa Mustafa, duke folur mbi rrjedhat e bisedimeve të Brukselit, se si erdhi te nënshkrimi i marrëveshjes kundër Kosovës për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, me eskuivazhe prej demagogut të rryer, u përpoçë të shfajsojë veten dhe t'ua atribuojë përgjegjësinë Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit për këtë akt të rëndë, shumëdimensionalisht të dëmshëm për shtetndërtimin e Kosovës.
Isa Mustafa, me krekosje, e konsideroi satisfaksion që arrijti që, në marrëveshje ta fusë si klauzolë, dërgesën e kësaj marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të ligjshmërisë, por, nuk sqaroi, pse Kuvendi i Kosovës, me shumicë të kualifikuar, ratifikoi marrëveshjen e Brukselit, për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, e paraparë, me ingerenca ekzekutive, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Për Qeverinë aktuale dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, paraqet sfidë serize, se si ta neutralizojë presionin evroamerikan dhe ta shpëtojë Kosovën nga ky "kancer" shtetrrënues për shtetin tonë.
Presion i jashtëzakonshëm kundër Qeverisë Kurti, për themelimin e BK me shumicë serbe, ushtrohet nga numër i madh i mediave kosovare, të influencuara e të sponzoruara nga klane të një pjese të opozitës....
Krahas përpjekjeve të Qeverisë Kurti, do të ishte reale që, nga ndonjë trupë e pavarur e organizuar, të ushtrojë padi penale, kundër nënshkruesëve dhe ekipit negociator që sollën marrëveshjen joligjore të themelimit të bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.



Comments