Na ndiqni ne Facebook

JO ZGJEDHJE TË SERBISË NË KOSOVË


 Qeveria e Kosovës nuk lejon zgjedhjet presidenciale - parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës, bëri të ditur kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill 2022 në territorin e Kosovës është i ligjshëm, e që frenon tendencën e Serbisë për ndërhyrje dhe cënim të rregullimit kushtetues,  rendit demokratik, të sigurisë dhe stabilitetit të brëndshëm të Republikës së Kosovës.

Rreth këtij vendimi të Qeverisë, nuk mund të krijohen dilema, por, i gjithë spektri politik, shoqëria civile, grupet parlamentare, pozitë dhe opozitë të manifestojnë forcën e unitetit të përbashkuar rreth këtij vendimi qeveritar, me të cilin i bëhet e qartë Serbisë që, përgjithmonë të heqë dorë nga politika e shantazhit, instrumentalizimit të pakicës serbe në Kosovë dhe sjelljet e kota agresive ndaj Kosovës.

Uniteti politik  institucional i Kosovës, kur është në pyetje ballafaqimi me Serbinë, është jetike për Kosovën. Sa më e konsoliduar Kosova politikisht, institucionalisht...., Serbia do ta kuptojë arsyen për ndaljen e retorikës antiKosovë, nëse dëshiron të ndërtojë marrëdhënie fqinjësore me Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, ka detyrim ligjor dhe kushtetues të mbrojë kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës

Comments