Na ndiqni ne Facebook

MËRGATA PATRIOTIKE SHQIPTARE (Pjesa 3)

Gafurr Qalaj, patriot idealist i përkushtuar!

 Gafurr Qalaj, nga Mirashi i Ferizajt, me vendosjen e tij në Gjenevë pas demonstratave të Kosovës më 1981, iu bashkua radhëve të veprimtarëve atdhetarë, që bartën peshën e rëndë të organizimit të fshehtë të mërgatës atdhedashëse në solidarizim me protestat e demonstratat studentore e gjithëpopullore në pranverën e  vitit 1981 në Kosovë.

 Gafurr Qalaj, në Gjenevë, u lidhë shpejt me bartësit e veprimtarisë kombëtare me Kadri Avdullahun dhe përmes tij, me grupin e aktivistëve patriotë që jetonin e punonin në Gjenevë.

 Në të gjitha tubimet dhe protestat e mërgatës sonë në Gjenevë, gjithandej Zvicrës, në Gjermani,  Belgjikë, Francë..Gafurri ishte pjesëmarrës aktiv dhe bashkëorganizator i gjitha veprimtarive.

 Si idealist i pashembullt, Gafurr Qalaj dallohej për sakrificë, vullnet dhe fuqi morale, në shërbim të çështjes së lirisë sonë kombëtare. Ai, në vete kishte akumuluar urrejtjen e palëkundur kundër regjimit pushtues antishqiptar jugosllav të cilin ishte i gatshëm ta luftonte me çdo mjet e mundësi.

 Gafurri, në vitin 1981, ka dhënë kontribut të çmueshëm në bashkëthemelimin e klubit shqiptar "Igballe Prishtina" në Gjenevë, bërthamë e parë e organizimit të pavarur shqiptar në Zvicër.

Me shkuarjen në Gjenevë, në fund të vitit 1981, të autorit të këtij shkrimi Sejdi Sopi, mes tij dhe Gafurrit u krijua bazë e fortë e ngritjes së besimit të ndërsjellë dhe bashkëveprimit  të sinqertë kombëtar. Tani më, në veprimtari, në ditë të vështira e përballje me situata ishin të bashkërreshtuar.

 Në vitet 1990-ta, situata paraprake në Kosovë ndryshoi me gjendjen e pastajme, gjithashtu edhe në diasporë, gjërat ndërruan kahjen e organizimit patriotik, Gafurri, nuk u hamend, por veproi vertikalisht, gjithmonë në nivel të situatave dhe rrethanave të krijuara dramatikisht.

 Në fillet e organizimit ushtarak, për t'iu kundërvënë me armë pushtuesve shovinistë serb....Gafurri pa hezitim, u rreshtua në krahun më patriotik të forcave kombëtare për çlirimin e Kosovës.

 Në Luftën e UÇK-së, Gafurri, si pjesë e saj, dha kontribut të çmueshëm në afirmimin e luftës çlirimtare, ndihmesën dhe përkrahjen parezerveë financiare, morale dhe fizike.

 Nga rinia e hershme derisa emigroi më 1981, Gafurr Qalaj, në fshatin e lindjes Mirash ishte aktivist i dalluar në veprimtarinë rinore dhe grupin letrar ku paraqitej me poezi në frymën patriotike. Ndërsa për kontributin dhe angazhimin aktiv në UÇK është i nderuar me statusin pjesëtar i UÇK-së.

Gafurr Qalaj, aktualisht banon në Gjenevë, me bashkëshorten Makfiren, djemtë Besmirin e Kushtrimin dhe vajzën Ermirën, të kultivuar dhe edukuar kombëtarisht. Ai ende, vazhdon pashkëputur veprimtarinë kombëtare në proporcion me aktualitetin e Kosovës shtet i pavarur.



Comments