Na ndiqni ne Facebook

MËRGATA PATRIOTIKE SHQIPTARE - (Pjesa 5)



Sevdije Thaçi, heroina e gjallë e UÇK-së!

Paraqitja masive e rinisë shqiptare në mërgatë, për rreshtim në radhët e UÇK-së në vitet 1998-1999, sidomos me fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake-policore serbe, nxori në pah patriotizmin dhe vendosmërinë e mërgimtarëve shqiptarë, për të sakrifikuar gjithçka edhe jetën, për lirinë e Kosovës.

Me të filluar në mënyrë të organizuar udhëtimin e luftëtarëve vullnetarë drejt fronteve të luftës së UÇK-së në Kosovë, ndër të parat femër ishte Sevdije Thaçi e lindur dhe rritur në Gjermani.

Sevdije Thaçi, është bija e veprimtarit shumëvjeçar dhe atdhetarit të madh Sylejman Thaçi, i cili nga viti 1981, ishte organizator dhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha demonstratat dhe veprimtaritë patriotike të mërgatës sonë. Sylejman Thaçi,  është një nga themeluesit dhe pjesë e udhëheqësisë së klubit shqiptar "Emin Duraku" në Dyseldorf (Dusseldorf) që nga themelimi.

Sevdije Thaçi, ishte e brumosur me ndjenjat patriotike si e re, e cila me gjithë familjen, e shoqëruan babain Sylën në të gjitha organizimet atdhetare të mërgatës.

Sevdijen, shpërthimi i luftës çlirimtare në Kosovë, e gjeti studente në Universitetin e Dortmundit, të cilin si obsolvente, e ndërpreu përkohësisht, për t'u kthyer në atdhe në luftën çlirimtare, krah për krah me luftëtarët e luftëtaret e lirisë në front.

 Sevdije Thaçi, deri në mbarim të luftës dhe çlirimin e Kosovës, asnjë moment nuk u largua nga vijat e frontit. Kreu me sukses dhe shkathtësi të jashtëzakonshme, aksione luftarake, si infermiere për ndihmë luftëtarëve të plagosur.

Ajo shumë herë, u ndodhë në rrezik jete të drejtpërdrejtë nga ofensivat e ushtrisë serbe, nga plumbat e të cilëve u vranë bashkëluftëtarë të saj nga afër, por vetëm, fati i çuditshëm Sevdija i shpëtoi vdekjes së sigurtë.

Pas çlirimit të Kosovës, Sevdije Thaçi kontribuoi në formimin e TMK-, punoi një kohë në strukturat e saj, pastaj u kthye në Gjermani, krijoi familje, ku jeton dhe punon.

 Sevdije Thaçi, nga institucionet e Kosovës, është e dekoruar me mirënjohje, çmime të larta për merita të jashtëzakonshme në luftë....Gëzon statusin e merituar, Veterane-Luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




Comments