Na ndiqni ne Facebook

PRESIONI I BE-së MBI KOSOVËN




Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit Peter Stano, shprehet kundër suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicën Veriore Liljana Stefanoviq, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësuese, lehtësuese në dialogun Kosovë - Serbi, çdo sjellje - veprim të Serbisë, që cenon rendin kushtetues, sistemin juridik, pavarësinë, sovranitetin, integritetin dhe sigurinë në Kosovë, e mbronë dhe përkrah pa hamendje për dëmet që ia shkakton Kosovës duke e toleruar Serbinë ta shantazhojë e kërcënojë Kosovën deri me ndërhyrje ushtarake.

Qeveria e Kosovës, gjithnjë e vlerëson lartë rolin pozitiv të BE,  për përmbylljen e negociatave me Serbinë me njohje të ndërsjellë, por nuk mund të pajtohet me arrogancën e kriminelit shovinist serb Aleksandër Vuçiq, të cilin e tradhton mendja që ende Kosovën e trajton si pjesë në juridiksion të saj. 

Bashkimi Evropian, duhet të heqë dorë nga presionet joparimore, të kundërligjshme dhe që bien ndeshë me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 Është kundërproduktive, BE, të kërkojë nga Kosova, të bëjë kompromise që dëmtojnë shtetësinë e vendit, sa herë falangat çetnike serbe të dirigjuara nga Vuçiqi, Daçiqi....të dhunojnë rendin dhe sigurinë brenda territorit shtetëror të Kosovës.

 Negociatat mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin lehtësues të BE, do të zvarriten për aq kohë sa, Serbia tolerohet nga Brukseli, të bëjë lojën e dyfishtë, edhe dialog edhe kërcënime, shantazhe e ndërhyrje me banda kriminale, me qëllim të mbajtjes në tension Kosovën dhe sigurinë e saj.

 Qeveria e Kosovës, ka të drejtë legjitime të sigurojë, stabilitet të gjithmbarshëm dhe të garantojë mbrojtjen dhe sigurinë brenda shtetit.

Comments