Na ndiqni ne Facebook

AMBASADORI MARTIN BERISHAJ, PA HEZITIM DUHET TË SHKARKOHET

 


Skandali financiar, që plasi në Slloveni, ku akuzohet si i involvuar, ambasadori i Kosovës në Zagreb Martin Berishaj, është momenti më fatkeq që kodet moralisht Kosovën në përpjekjet e saj për shtetndërtim.

 

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës, nuk kanë alternativë, pos ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj. Kosova nuk guxon të përfaqësohet jashtë vendit me pseudodiplomatë të pa u verifikuar katërcipërisht në aspektin moral dhe kombëtar. Kjo, nuk bënë të ndodhë! Mjaftë është mjaftë!

 

Në terrenin ku ka vepruar kohë të gjatë Martin Berishaj (në Slloveni e Kroaci), s'ka se si amnistohet z. Berishaj, nga rrethi vicioz i atyre shqiptarëve që, në emër të patriotizmit të maskuar, të vendosur  në Slloveni e Kroaci në kohën e pavarësimit të këtyre dy shteteve, kanë ditur të luajnë me ndjenjat e njerëzve të thjeshtë, t'i shfrytëzojnë e të përfitojnë nga sinqeriteti dhe vuajtjet e tyre.

 

Posedojmë prova tronditëse, të cilat, në momentin e përshtatshëm s'do t'i lëmë pa i publikuar, me emër e mbiemër, personat, që i kanë keqpërdorur, mijëra të rinj shqiptarë (shumë prej tyre me gra e fëmijë), të ardhur nga Kosova e Shqipëria në Slloveni, nga viti 1990 e në vijim.

 

Nuk mund të anashkalojmë qindra aktivistë, që bënin ç ‘është mundur në të gjitha qytetet e Sllovenisë, me përpjekje mbinjerëzore t'u ndihmonin refugjatëve shqiptarë të ndodhur buzë ekzistencës. Ata aktivistë të vjetër e të rinj që kishin kushte më të mira, ishin heronj të vërtetë. Grupi i "patriotëve eminentë shqiptarë" në Slloveni, janë shquar për zhvatje  e profite me ndihmat financiare të mërgatës shqiptare që i dërgonin në Slloveni më 1991, si formë solidarizimi me kuvendarët që shpallën deklaratën kushtetuese para kuvendit të Kosovës  më 2 korrik 1990, e që ishin vendosur në një Hotel luksoz të qytetit Kranj, larg syrit të mijëra shqiptarëve të mbetur rrugëve të Sllovenisë, derisa ata, deputetët e deklaratës kushtetuese, bën qejf e kokrrën e sefasë me të hollat e mërgimtarëve.

 

 Z. Martin Berishaj, duhet t'i nënshtrohet hetuesisë në Kosovë dhe Slloveni, për ta dëshmuar fajësinë apo pafajësinë për shumë punë të pista të bëra kohë të gjatë edhe në Slloveni nga akterë të ndryshëm. Gazeta "Mladina" Janez Jansha e disa persona publikë sllovenë, njëkohësisht veprimtarë shqiptarë në Slloveni, kanë shumëçka të provojnë për rolin edhe të z. Martin Berishaj në Slloveni.

Asnjë argument nuk qëndron që, Martin Berishaj të vazhdojë të gëzojë  pozitën e ambasadorit kosovar në Zagreb.

Comments