Një bandë hajdutësh
në Indi çmontuan një urë hekuri afërsisht 18 metra të gjatë dhe
vodhën pjesët e saj.
Ndërkohë, policia ka arrestuar tetë persona, sipas agjencisë
indiane të lajmeve ANI.
Mes të arrestuarve ishte edhe një punonjës i autoritetit të
burimeve ujore, i cili mësohet se kishte dijeni për vjedhjen. Në këtë kuadër,
policia sekuestroi një ekskavator, 247 kilogramë hekur dhe materiale të tjera.
Hajdutët gjithashtu mund t'ia kenë shitur metalin tregtarëve
të skrapit, raportoi stacioni televiziv lokal NDTV.
Sipas policisë, hajdutët çmontuan urën e papërdorur nga
vitet 1970 në shtetin veçanërisht të varfër të Biharit në mes të ditës dhe i
morën pjesët me kamionë. Ata pretendonin se ishin punonjës të një autoriteti të
ujitjes dhe madje kërkuan ndihmën e zyrtarëve vendas.
Comments