Eh miku im....!
Kur Partia jote e votoi demarkacionin!
Ti heshte!
Heshtja është pajtim!
Eh miku im...!
Kur Partia jote e votoi asociacionin....!
Prapë ti heshte!
Heshtja është pajtim...!
S'është kundërshtim...!
Eh, ende miku im...!
Kur Partia jote, e votoi Gjykatën Speciale për ne, që vetëm
neve na gjykon!
Pse kokën e ngritëm!
Për lirinë që deshëm!
(E nuk patët kohë, a s'deshët, të mbledhnit dëshmi, për
gjenocidin e kryer, ndaj popullit tonë?!
Ti heshte...., prapë votove!
Heshtja është pajtim!
Nuk reagove!
Unë s'dua të tillë Parti!
Ty, nëse të kam vëlla, ku
të të çoj s'kam!
E dua shqiptarinë, se shqiptar jam!
Po kështu ty!
Mik më s'të kam...!
(Shaip Azemi)
Comments