Na ndiqni ne Facebook

OFENSIVË PROPAGANDISTIKE E OPOZITËS KOSOVARE


Opozita e "bashkuar" kosovare, e frustruar nga primati i fuqisë së humbur të pushtetit, në mungesë të minimumit të përgjegjësisë dhe sinqeritetit të të bërit opozitë kritike, të dinjitetshme e konstruktive, ka zgjedhur rrugën më diskutabile morale-politike si oponentë ndaj  Qeverisë së Kosovës.


Formën që tenton ta aplikojë kjo opozitë, pa dyshim, do t'i kushtojë me humbjen drastike të autoritetit përballë opinionit qytetar, duke e konsumuar maksimalisht rolin dhe kapacitetin opozitar të të bërit politikë konstruktive  në dobi të zhvillimit dhe avancimit perspektiv të vendit.


Politika e ultimatumeve, që ka ndërmend ta aplikojë opozita e "bashkuar" me segmente të shpërdoruara sindikaliste, është e gjykuar të dështojë.


Bojkoti parlamentar, në rast se mazhoranca s'e voton themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë, i inicuar nga PDK, e përkrahur nga LDK, AAK dhe Lista Serbe! Kallëzimi penal i PDK-së kundër bordit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë dhe kërcënimi  i SBAShK-ut, për protesta dhe grevë, nëse brënda javës nuk rriten pagat e të punësuarëve në arsim, janë propagandë e tejdukshme e koordinuar dhe ultimatum qëllimkeq, me efekte të dëmshme, me prapaskena të sajuara.


Lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik në të gjithë sektorët, ka trembur oligarkët brenda partive politike, të pasuruar në rrugë të paligjshme e mund të përballen me drejtësinë.


Veprim bizar i opozitës së qoroditur, nga opinioni politik dhe publik, konsiderohen kundërshtimet ndaj angazhimeve që Qeverisë Kurti sigurimin e ligjshmërisë, sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Kosovës nga ndërhyrjet kriminale të Serbisë.


Në këtë lojë të pashembullt propagandistike, janë mobilizuar, gazetarë, analistë e opinionistë të lidhur e të stimuluar nga struktura politike e biznesore të opozitës, të cilët hapur përkrahin pretendimet e Serbisë, si për shembull, goditjen e kontrabandës dhe shtrirjen e autoritet shtetëror në veri të Kosovës,  themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe etj. etj., me justifikime banale.


Opozita kosovare, duhet ta kuptojë se, me kauza të rreme, me ultimatume tendencioze dhe falsitete të konstruktuara, i bënë dëmë vetes edhe vendit.



Comments