Na ndiqni ne Facebook

OPOZITA KOSOVARE TENDENCIOZE

Me kërkesën e PDK-së, e përkrahur  nga LDK'  AAK dhe Lista Serbe, sot u zhvillua seancë parlamentare në Kuvendin e Kosovës për themelimin e një komisioni hetimor për energjinë. Opozita këmbëngulë të ngritët komision hetimor ekskluzivisht që lidhet me rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci z. Martin Berishaj. LVV  e përkrah formimin e komisionit hetimor parlamentar, por, kërkon, ky komision t'i zgjerojë hetimet e problemeve energjetike nga viti 2006.

 

Qëllimi  tendencioz i opozitës është i tejdukshëm,  të formohet komision hetimor parlamentar, pastaj ta akuzojë kryeministrin Albin Kurti për gjoja, i involvuar në një aferë të supozuar të Martin Berishajt që lidhet me energjetikën, bazuar në një deklaratë të një kanali TV në Slloveni e që z. Berishaj e ka mohuar  dhe kualifikuar si shpifje ndaj tij.

 

Partia Demokratike e Kosovës dhe e gjithë opozita, duke tentuar t'ia mveshin përgjegjësinë Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, për një çështje të paverifikuar, ranë vetë në kurthin propagandistik dashakeq në drejtim të z. Kurti.

 

Duke e përkufizuar hetimin vetëm te rasti i ambasadorit Berishaj, opozita shpreson të sabotojë organet e shtetit të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të rrënjosur përgjatë viteve që opozita e sotme ishte në pushtet.

 


Opozita e nervozuar, sidomos PDK, duke e parë që nuk iu shkoi seanca ashtu siç e dëshironin, me shpifje e prapaskena, humbi kontrollin e debatit konstruktiv parlamentar, derisa kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri shkon aq larg, me sjellje rrugaçërie shanë deputetët dhe familjet e tyre me banalizëm " jau q****fsha robtë"!

 

Partia Demokratike e përkrahur nga partitë opozitare përfshirë listën serbe, janë të angazhuara,  pa zgjedhur mjete të minojnë punën e Qeverisë drejt reformave, sigurimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e shtetit.

 

Parlamenti i Kosovës e ka të nevojshme formimin e komisionit hetimor parlamentar, jo për çështje të ndara ekskluzive siç pretendon opozita me dashakeqësi, por, për hetim të zgjeruar e të thelluar për gjitha keqpërdorimet e dyshuara nga qeveritë e kaluara, pse jo, edhe dyshimet e supozuara të Qeverisë aktuale

Comments