Na ndiqni ne Facebook

SHQIPTARI DR.DRITAN ABAZOVIQ KRYEMINISTËR I MALIT TË ZI

 


Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviq. Z. Abazoviq, si mandatar i pakicës parlamentare, fitoi besimin e shumicës së deputetëve të Parlamentit malazez.

 

Në historinë e shtetit të vogël fqinj i Kosovës, Dritan Abazoviq është kryeministri i 43  dhe shqiptari i parë që merr kreun e Qeverisë së këtij vendi.

 

Dritan Abazoviq, si zëvendëskryeministër në Qeverinë e kryeministrit proserb Zdarvko Krivokapiq, ka luajtur rol vendimtar në shmangën e forcave serbe e proserbe të angazhuara për dominimin hegjemonist të Serbisë dhe orientimin perëndimor euroatlantik të Malit të Zi.

 

Politikan i ri, i shkolluar dhe pragmatik, Abazoviq, me tërë qenien u angazhua për një Mal të Zi me të drejta të barabarta qytetare, të përkatësive kombëtare, politike e fetare që e përbëjnë këtë shtet.

 

Në një ambient e klimë tejet të rënduar ndërnacionale e ndërqytetare si rezultat i ndikimit hegjemon- ekspansionist të Serbisë dhe elementit serb e proserb në vend, ideja e z. Abazoviq për ruajtjen e pavarësisë ndaj pretendimeve aneksioniste serbomëdha, përafrimin dhe integrimin e vendit me BE-në dhe demokracitë perëndimore, u kurorëzua triumfalisht kryeministër i Malit të Zi.

 

Me zgjedhjen e Dritan Abazoviqit kryeministër i Malit të Zi, nisë një epokë e re në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, e bashkëpunimit në të gjitha fushat, të sigurisë, paqes dhe mirëkuptimit rajonal e më gjerë.

 

Vlenë të theksohet që, kabineti i tij prej 18 ministrash dhe dy ministra pa portofol, në mesin e të cilëve edhe dy ministra shqiptarë, së pari herë në historinë politike të këtij vendi.

Kryeministrit Dr. Dritan Abazoviq, i përcjellim urimet më të sinqerta, pozitën e rëndësishme të kryeministrit të Malit të Zi.

 

Comments