Na ndiqni ne Facebook

A PO RIAKTUALIZOHET ÇËSHTJA E DEMARKACIONIT KOSOVË-MAL I ZI?


Kryeministri i ri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq në intervistën dhënë TV Klan Kosova, foli hapur mbi marrëdhëniet, zhvillimet, problemet, perspektivën rajonale dhe euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të kësaj interviste z. Dritan Abazoviq dha shpjegime pragmatiste qendrime konceptuale të Qeverisë malazeze që ai kryeson rreth çështjes së demarkacionit të Kufirit shtetëror Kosovë-Mal i Zi.

 

Sipas kryeministrit D. Abazoviq,  me marrëveshjen e vitit 2015 të demarkacionit mes dy shteteve dhe ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës më 2018, për palën malazeze konsiderohet çështje e mbyllur, por, shpreh gatishmërinë e tij për të dialoguar e gjetur zgjidhje   të kënaqshme për demarkacionin me mirëkuptim dhe pa i dëmtuar marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy shteteve mike.

 

 Marrëveshjen kufitare dypalëshe, e konsideruar e dëmshme për Kosovën, z. Dritan Abazoviq, e bënë përgjegjës ish presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi. Me këtë marrëveshje, Kosova humb  mbi 8 km territor.

 

Deklarata e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq rreth çështjes së demarkacionit, ka nxitur debat në partitë opozitare kosovare, përgjegjëse për demarkacionin kur ishin në pushtet.

 

Partia Demokratike e Kosovës si promotore e arritjes së kësaj marrëveshje të dëmshme  dhe ndjekja e saj LDK, me arsyetime jo të besueshme, mundohen ta justifikojnë marrëveshjen si të mirë e johumbëse për dy palët, ndërsa AAK dhe kreu i saj Ramush Haradinaj, i cili ishte kryeministër i Kosovës kur u ratifikua në Kuvend demarkacioni, bënë çmos të shfajsohet për dëmin e shkaktuar, humbjen e 8200 metra katror tokë duke ia falur shtetit fqinj Malit të Zi.

 

Pretendimet e Ramush Haradinajt, se pika 3 e marrëveshjes për demarkacionit, parasheh shtrirjen e vijës kufitare në Kullë e Zhleb, është farsë për të mashtruar opinionin. Në këtë mashtrim të sofistikuar, janë angazhuar televizione dhe portale të paguara mirë nga partitë politike që e ratifikuan marrëveshjen e dëmshme kufitare për Kosovën.

Fshati që ka emër nuk donë kallauz!


Comments