Na ndiqni ne Facebook

DRITAN ABAZOVIQ PRO "BALLKANIT TË HAPUR", VJOSA OSMANI KUNDËR


Në Samitin për Demokraci që u mbajt në Budvë, ku morrën pjesë përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të BE-së dhe ShBA-ve, presidentja e Kosovës zonja Vjosa Osmani, deklaroi qëndrimin e Kosovës kundër  idesë serbe "Ballkani i Hapur" ndërsa, kryeministri i Malit të Zi z. Dritan Abazoviq, u shpreh pro bashkangjitjes kësaj inisiative.


Dritan Abazoviq, kundërshtarët e Ballkanit të Hapur i kualifikoi si qëndrime me motive personale kundër Aleksandar Vuçiqit, por që, është në interesin e 6 shteteve të rajonit, bashkëpunimi dhe integrimi ndërrajonal që i jep shtytje Procesit të Berlinit.


Me këtë qëndrim arbitrar, D. Abazoviq, rrezikon shumë qëndrueshmërinë e Qeverisë së tij dhe stabilitetin politik në vend. Është mëse e sigurtë që, angazhimi i tij, për ta anëtarësuar Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, do t'i kushtojë me rrëzimin e qeverisë malazeze të pakicës.


Inisiativa e Vuçiqit për Ballkanin e Hapur, nuk do të ketë sukses, përderisa anashkalohet Kosova nga Serbia dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka për detyrë, ta kushtëzojë Serbinë, të ndalë fushatën agresive kundër Republikës së Kosovës në politikën e brendshme dhe të jashtme. Gjithashtu, të dekurajojë elementët krimalë çetnikë serbë   të mos nxisin destabilizim të situatës politike në Kosovë.



Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe partia e tij, e solli në pushtet kryeministrin Abazoviq, i cili fuqishëm e kundërshton  Ballkanin e hapur, si tendencë e Serbisë për shrirjen e sa hegjemoniste në Ballkan. Po ai Gjukanoviq, do ta rrëzojë Qeverinë e kryministrit Abazoviq dhe kështu, Mali i Zi, do të futej në krizë politike të cilën do ta shfrytëzojnë kleronacionalistët serbë për realizimin e qëllimeve të veta proserbe.

Comments