Na ndiqni ne Facebook

12 QERSHORI, DITA MË FAMËMADHE HISTORIKE, KUR U SHPORRË PËRGJITHMONË SERBIA PUSHTUESE NGA KOSOVA


Në ndërgjegjen dhe kujtesën e popullit shqiptar të Kosovës, 12 qershori 1999, do të ngelet si data më famëmadhe në historinë e vendit tonë. Pikërisht, më 12 qershor 1999,  pas masakrave dhe gjenocidit serbomadh dhe pas dramës tragjike që përjetoi populli shqiptar, historia e Kosovës ndryshoi rrjedhat, forcat e NATO-s të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amrrikës, u futën në Kosovë, për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë hegjemonisë serbe në vend.


Ndërhyrja e forcave tokësore të NATO-s në Kosovë, shënon poshtërimin më të turpshëm të Serbisë gjenocidale nacional- shoviniste, e cila, me nënshkrimin e kapitulimit më 9 qershor 1999, u përmbyllë për sot e mot politika njëshekullore e pushtimin, vrasjeve, dhunimit, shfarosjes dhe aparteidit të popullit shqiptar, duke i kushtëzuar asaj (Serbisë), ikjen kokëulur nga atdheu ynë i sfilitur gjatë, nga dhuna, terrori e shtypja sistematike.....


78 ditë të bombardimeve nga ajri të makinerisë vrastare serbe nga aviacioni luftarak i NATO-s, e detyroi Serbinë, të nënshkruajë pa kushte kapitulimin dhe të tërhiqet zvarrë nga çdo cep i Kosovës.


Ndihma ushtarake e NATO-s,  luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dimension kupimplotë luftës së saj titanike për çlirimin e vendit.


Populli shqiptar i Kosovës dhe si tërësi, përgjithmonë, do t'i ruaj e kultivoi me pietet luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndihmën e NATO-s, si vlerat më të çmuara e më sublime, të cilat do na shërbejnë gjeneratë pas gjenerate si rrugë dritëbërëse e të ardhmes dhe prosperitetit tonë gjithëkombëtar.


Me çlirimin e Kosovës, fitoi liria jo vetëm e popullit shqiptar, por fitoi demokracia perëndimore dhe vlerat universale mbarëbotërore.


Sot Kosova, është shtet i pavarur e sovran e cila me mbështetjen e demokracive evroperëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përtej, po konsolidohet në shtetndërtimin e brendshëm dhe po rreshtohet me reputacion në shoqëritë demokratike botërore.


Çdo sukses i Kosovës, lidhet ngusht me idealet e luftës për liri dhe aleancat me NATO-n dhe shtetet mike në krye me ShBA-të.

Gëzuar Dita e çlirimit Kosovë!

Comments