Na ndiqni ne Facebook

"BAJRAKTARËT" PROFITERË, KOMPROMITOJNË KAUZËN E UÇK-së

Miratimi i ligjit të pagave në Kuvendin e Kosovës, ka nxitur reagime të ashpra nga një pjesë e opozitës dhe grupe jashtëparlamentare të lidhura me gjitha keqpërodorimet për një kohë të gjatë.


Nën pretekstine mosaprovimit të një ligji për rritjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së, mafia e profiterëve të luftës e pasluftës, e ndihmuar nga medie të  sponsoruara e të paguara, bëjnë përpjekje vetëdiskretituese, për krijuar front të përbashkuar kundër Qeverisë Kurti, në angazhimin e saj të vënies së plotë të ligjit dhe rendit në vend, të shkelur e nëpërkëmbur masivisht nga pushtetet e kaluara, lidhur pas vetes grupe me precedencë kriminale në dëm të shtetit e shoqërisë.


Duke e ditur që, ligji për rritjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së, s'mund të miratohet në kuvend pa u pastruar listat nga veteranët e rrejshëm, konsumues të veprës penale sipas ligjit në fuqi.


Komisioni Qeveritar për verifikimin e vetaranëve të UÇK-së, në mënyrë skandaloze, ka çertifikuar veteranë të rrejshëm krejt për përfitime financiare dhe synime të ulëta politike-materialiste.


Veteranët e vërtetë, janë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm se, prokuroria është e obliguar t'i pastrojë listat dhe përfundimisht, veteranët e vërtetë të çlirohen prej mashtruesve "veteranë", që pastaj të trajtohen dinjitetshëm me rritjen e pensioneve.


Në grupin e veteranëve të rrejshëm, përfitues pa të drejtë në beneficet e parapara me ligj për veteranët realë, figuron listë e gjatë e emrave, që s'kanë qenë   pjesë e UÇK-së, por që merren me biznese të dyshimta në Kosovë, ndërsa një numër jo  i vogël, jetojnë në perëndim të cilët me gjithë anëtarët e familjes përfitojnë pensionin e veteranit pa asnjë kontribut për kauzën çlirimtare.


Besohet që, Qevetia e Kosovës, e ka në vëmendje këtë dukuri të shëmtuar dhe e vendosur ta zgjidhë këtë problem me konsekuencë, bazuar në ligj dhe drejtësi.


Protestat që planifikojnë organizata e OVL-së, të shtyra nga partitë opozitare e grupe mafioze të interesit, nuk do të mundnin në asnjë variantë kërcënuese, ta detyrojnë Qeverinë e Kosovës të bëj kompromise  të pajustifikuara ndaj organizatorëve profiterë të protestave, të cilët edhe me nëpërkëmbjen e shtetit, janë të gatshëm të arrijnë synimet egoiste të përfitimeve që kanë realizuar ndër vite.


Në Kosovë janë të identifikuar kusarët politikë e biznesor dhe s'kalojnë dot mbi realitetin e dëshmuar.

Comments