Na ndiqni ne Facebook

MËRGATA SHQIPTARE NË FOKUS



Kur flasim për mërgatën shqiptare në dritën e aktualitetit për rolin e saj në vendet ku jetojnë dhe ndërlidhjet me vendin e origjinës, atdheun, e kemi për nderë, të posedojmë njohuri solide, për t'i trajtuar e dhënë vlerësime - analiza sa më reale dhe objektive.


Organizimi, kulturor, arsimor, krijues, sportiv....në rrethet e mërgatës sonë, janë veprimtari që ndihmojnë ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore, gjuhësore dhe kombëtare.


Vitet e pasçlirimit të Kosovës, mërgata jonë, gradualisht humbi bazat e formave të mëhershme të organizimit nëpër klube e shoqata, duke pësuar rënie drastike të organizimit.


Me qindra grupime të organizuara u shuan, për rrjedhojë edhe kontributi i organizuar nda atdheut u shndërrua në kontribute vetanake, si për shembull u përkufizua në  kontributet familjare.

Institucionet e Kosovës.....nuk bënë ndonjë përpjekje serioze për ndihmuar e mbajtur mërgatën të organizuar, ani pse, në kuadër të Qeverisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë është themeluar ministria për diasporën.


Shumë shoqata e klube kryesisht kulturore, nga subjekte të organizuara, u kthyen në shoqata e grupime fiktive, në dukje funksionale por, në të vërtetë, funksionojnë të privatizuara nga grupe të kufizuar në pak përfitime nga shërbimet që ofrojnë. 


Në shoqata dhe klube subjekte private, rrallë ndodhë të organizohen aktivitete kulturore edhe atëherë kur bëhet diçka në këtë drejtim, efekti është i parëndësishëm, pasiqë orgnaizonen nga individë për qëllime përfitimi personal financiar.


Tani më, me pak përjashtime, mungojnë organizimet e mirëfillta, pa atribute kulturore.


Për t'u përshëndetur, janë klubet sportive të cilët, mbajnë gjallërinë dhe peshën e organizimit të vullnetmirëve dhe rinisë sportdashëse.


Ministria e e ngarkuar me diasporën, duhet të marrë iniciativën, të bëjë ç'është e mundur ta ndihmojë organizimin, kulturor, arsimor, sportiv etj. të mërgatës sonë të lënë pas dore e në mëshirën e elemetëve përfitues. 

Diaspora e organizuar institucionalisht, faktorizon fuqinë e mërgatës në ndihmën më efikase njëkohësisht edhe për atdheun.

Comments