Na ndiqni ne Facebook

PROFESORI QË KËRKON "PJESHKËN" NË SHKËMBIM ME NOTËN


Në Universitetet publike dhe private në Kosovë, pos problemeve të shumta.Në këto institucione të arsimit superior, është evidente edhe një dukuri e trashëguar që koketon me etikën.


Në periudhën e provimeve të studentëve, mbushen korridoret dhe oborret me studentë e studente. Disa presin në ankth për të hy në provim e disa, dalin nga provimet.

Pasqyrë e njëfarë lloj rrëmuje vlon gjithandej fakulteteve. Studentët/studentet që kryejnë me sukses provimet gumëzhijnë nga gëzimi, disa të tjerë të dëshpëruar me lot në sy, ankohen që nuk i kaluan provimet, dmth.  bien.


Studentët/studentet, shumica njihen mes veti dhe ua dinë aftësitë studimore njëri-tjetrit. Sapo të dalin nga provimet, vërejnë një asimetri në rezultatet e notave.


Paraprakisht, studentët/studentet, i njohin kriteret e profesorëve. E dinë që shumica e profesorëve shquhen për korrektësi, por, gjendet ndonjë profesor "kajtaxhi" që autoritetin  e mësimdhënësit e shfrytëzon për orekse të ulëta personale.


Të paktë gjenden profesorë të korruptuar, por ja që kemi edhe me moral të dobët edhe të korruptuar.


Të tillët veprojnë kështu: Hyn në provim studenti, kur e vëren që është i përgatitur bëhet rigoroz. Kur e sheh që, me dije nuk e kalon provimin, djallëzisht i imponon që të paguaj një shumë të mirë parash për të kaluar. Te studentet, femra, që hynë të papërgatitura në Provim, profesori qëllimkeq, gjithnjë në mënyrë diabolike, ua shtron dy kërkesa: të paguajnë ose në shkëmbim të notës "pjeshkën"! Ka të tilla që e prano n, ta paguaj provimin me të holla, por, edhe të atilla, me gjendje të keqe financiare dhe i nënshtrohen "specialitetit" që ofron profesori. Profesori, e gjenë mënyrën si të arrihet kjo.


Meqë sot, ekzistojnë mjete të sofistikuara, që të parandalohen këto dukuri, mbetet në ndërgjegjen e studentëve/studenteve, që t'i denoncojnë rastet. Kështu do të prishej "matematika" e llogarive të profesorëve amoralë.

Këto anomali po ndodhin, më ka ndodhur dhe mua.

(Studentja anonime)

Comments