Na ndiqni ne Facebook

U BË THIRRJE PËR PROTESTË GJITHËPOPULLORE, NË PROTESTË DOLËN NJË GRUP ZHURMAXHI TË PDK-së E TË OVL-së



Sot, para Parlamentit të Kosovës, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, (alias Partia Demokratike e Kosovës, AAK dhe....) zhviluan protestë të "fuqishme", me kërkesën për rritjen e pensioneve të veteranëve.


Numri i protestuesve, sillej rreth 100 pjesëmarrës, kryesisht deputetë e eksponentë të opozitës, të njohur si profiterë karaxhozë në jetën politike, ekonomike e të biznesit klandestin e gjysmëklandestin. Numri i veteranëve të vërtetë, ishte shumë i vogël krahasuar me humbësit e privilegjeve mafioze të klaneve të pushteteve të kaluara.


Klanistët që i pamë në ballë të protestës, nuk ishin përfaqësues realë të veteranëve, keqpërdorues të pasuruar përmes kanaleve klanore-mafioze-nepotiste.


E mira është se, jo populli në emër të të cilit u thirrën, por kategoria e veteranëve të vërtetë nuk mori pjesë, duke i ditur qëllimet prapaskenike të harambashëve politikë.


Veteranët e vërtetë, janë të vetëdijshëm që, të drejtat që u takojnë i realizojnë në rrugë normale ligjore dhe jo të manipuluar nga milionerët e partive opozitare, të cilët po i kompromitojnë veteranët e vërtetë të UÇK-së.


Pastrimi i listave të veteranëve të rrejshëm është imperativ i domosdoshëm për rregullimin e pozitës së merituar të veteranëve të UÇK-së.


Çështja e veteranëve të UÇK-së, si kategori primare e shoqërisë, është çështje për zgjidhje meritore mes organazatave të veteranëve dhe Qeverisë, dhe asnjëherë "barrë" e profiterëve të, oligarkëve partiako-klanorë.

Comments