Na ndiqni ne Facebook

HAPEN NEGOCIATAT SHQIPËRI, MAQEDONI E VERIUT - BASHKIMI EVROPIAN, PËR ANËTARËSIM NË BE. IDEJA "BALLKANI I HAPUR" BIE!


Me 19 korrik 2022, në Bruksel u hapën solemnisht negociatat mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, për anëtarësimin e këtyre dy vendeve, në familjen e madhe të Evropës së Bashkuar.

 

Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, hapja e negociatave drejt integrimit të plotë në familjen e kombeve që përbëjnë BE-në, paraqet momentin më të rëndësishëm historik,  rreshtimit të saj përkrah demokracive dhe civilizimeve të zhvilluara perëndimore.

 

Hapja e dyerve të BE-së për Shqipërinë, shuhet ideja e dyshimtë serbe "Open Balkan", nga e cila fshihen enigma të politikës ruse për depërtim influencues në Ballkanin Perëndimor përmes ekspansionizmit të ëndërruar serb mbi popujt e Ballkanit, të kombit shqiptar në veçanti, ku Kosova do ta pësonte në përmasa gjeopolitike dhe gjeostrategjike, paralizimin dhe defaktorizimin si shtet i pavarur dhe sovran si qëllim i fundit i Serbisë.

 

Hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, automatikisht Brukseli fiton primatin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, zbehen tendencat ekspansioniste të Serbisë për dofarë nisma të getoizuara rajonale dhe do të rifunksionalizohet procesi i Berlinit, si ndihmesë e fuqishme për vendet ballkanike që aspirojnë integrim më të shpejtë në BE.

 

Historia e të ashtuquajturave integrime ballkanike, gjithmonë ka qenë e hidhur për Shqipërinë e shqiptarët, sepse prapaskenat   e këtyre nismave i ka kurdisur Serbia për qëllime gllabëruese e pushtuese ndaj popullit shqiptar.

 

Adresë e vetme integruese për shqiptarët, është Brukseli dhe Bashkimi Evropian, aspiratë dhe interes jetik i kombit shqiptar.


Comments