Na ndiqni ne Facebook

GREVAT NË KOSOVË PURO POLITIKE

Grevat e sindikalistëve të arsimit dhe shërbyesve civilë në Kosovë, që po hynë në muajin e dytë, dëshmojnë qartë, instrumentalizimin e krerëve sindikalistë nga kamarilat politike të opozitës së përbashkuar kundër Qeverisë Kurti.

 

Opozita kosovare, ëndërron me sy çelë me dëshirën që ta paralizojë punën e Qeverisë, përmes protestave të instrumentalizuara, duke pretenduar detyrimin e ekzekutivit të pranojë kërkesat sindikale për stimulim të pagave nga 100 € në muaj, deri në miratimin e ligjit për paga.

 


Kryesindikalistët e bashkëkorruptuar me struktura të opozitës politike, janë të vetëdijshme që, Qeveria, nuk do t'i pranojë kërkesat insistuese sindikaliste, nga shkaku se, përmbajnë në vete qëllime ogurzeza të opozitës politike e hendikepuar politikisht, organizativisht e moralisht, me tendencën e kamufluar se a mos nxjerr ndonjë profit eventual përmes krizës së imagjinuar greviste sindikale.

 

Grevat politike mbështeten dhe stimulohen nga tri "korparmata" propagandistike, të diskredituara në sytë e qytetarëve. Kamarilat e opozitës politike, pjesa e bizneseve dhe e mediave, të lidhura ngushtë me njëra tjetrën në fushën e krimit të organizuar, abuzimeve dhe keqpërdorimeve të mëdha kontrabanduese, financiare, nepotiste, klanore etj. etj.

 

Në fazën, kur Kosova, ndodhet para sfidave tejet të vështira politike - diplomatike, të dialogut përmbyllës me Serbinë dhe presionit ndërkombëtar për kompromise drejt një marrëveshje gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, opozita kosovare dhe sindikalistët, shfrytëzojnë momentin më të keq, për t'ia shtuar vështirësitë Kosovës, në zgjidhjen e problemeve të saj, kur bota është mbërthyer në krizë globale ekonomike, financiare, e shkaktuar nga agresioni rus mbi Ukrainën. Ndërkohë Serbia, shton kërcënimet agresive ushtarake ndaj Kosovës.

 

Përgjigjen që Qeveria e Kosovës duhet dhënë grevistëve, të kthehen në punë, të fillojë procesi mësimor nëpër shkolla dhe të testohen  aftësitë e edukatorëve, mësuesve dhe profesorëve në mësimdhënie.

(S.S.)

Comments