Na ndiqni ne Facebook

BORRELL E LAJÇAK, HAPUR NË ANËN E SERBISË

Kryesuesi i BE-së  për politikë të jashtme dhe siguri J. Borrell, ftoi në Bruksel në takim urgjent kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq, për të provuar një zgjidhje të mundshme për çështjen targave ilegale të lëshuara nga Serbia në komunat veriore të Kosovës  me shumicë serbe.

 

Takimi i Brukselit, doli që nuk ishte ftuar për dialog Kosovë-Serbi siç thuhet të lehtësuar nga BE, por skenar i Vuçiq-Borrell-Kajçak, për t'i imponuar Albin Kurtit kushte të papranueshme, që cenojnë rëndë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe favorizojnë falangat, bandat kriminale serbe në veri të Kosovës.

 

Kryeministri Albin Kurti, si askush ndonjëherë më parë, mbrojti me dinjitet të lartë interesat e Kosovës, duke refuzuar lojën dinake të Borrelit e Vuçiqit.

 

Me tërheqjen e planit të tyre, të quajtur "plani franko-gjerman" dhe ofrimi i një plani fyes për Kosovën, Borrell dhe Lajçak, tentuan ta sjellin Albin Kurtin në pozitë të vështirë përballë nacionalshovinistit Vuçiq, Albin Kurti qëndroi i palëkundur në mbrojtje të vendit të tij. Megjithatë, tandemi Borrell-Lajçak dhe fashisti Vuçiq, janë të vetëdijshëm se, qëndrimi stoik i Albin Kurtit është qëndrim i popullit shqiptar të Kosovës dhe aleatëve strategjikë të prira nga ShBA.

 

Rrumat rusosllave janë evidente në gjirin e BE-së, por, kurrë s'do të kenë shanset të imponojnë politikën antikosovë të Serbisë e Rusisë pansllaviste.

 

Burime informative, konfirmojnë se, qarqe mediale në Kosovë e Shqipëri dhe opozitare në Kosovë, veprojnë si palë bashkërenditëse me politikën serbe kundër Kosovës.

 

Nga Brukseli, bëhet e ditur që, z. Borrell ka kërcënuar Albin Kurtin me masa obstruktive kundër Kosovës nëse nuk pranon synimet e Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës dhe legjitimimin e bandave kriminale serbe në veri të vendit.

 

Kryeministri Kurti, i hodhi poshtë këto kërcënime, ashtu siç e hodhi poshtë planin "ad hoc" të Borrelit për targat dhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të zhvillohen bisedimet mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë me njohje reciproke në qendër. Ky qëndrim parimor konsekuent i Albin Kurtit, irritoi shovinistin Vuçiq dhe tandemin Borrell- Lajçak.

Rruga e Kosovës është e vështirë por në finale triumfuese. (S.S.)

Comments