Na ndiqni ne Facebook

VAZHDON DISKRIMINIMI SERB NDAJ SHQIPTARËVE NË PRESHEVË, BUJANOC, MEDVEGJË

Shkruan: Mr. Refik Hasani

 


Shqiptarët në Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha fushat, deri te përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, si pasojë e mbajtjes në fuqi të ligjit diskriminues serb ndaj komunave shqiptare në këtë shtet.

 

Përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve në Republikën e Serbisë, është e drejtë e garantuar kushtetuese, por e pa rregulluar me ligj.

 

Moslejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, është cenim dhe shkelje flagrante e të drejtave elementare individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi, edhe pse në këtë krahinë shqiptare më 1 dhe 2 mars 1992 është mbajtur referendum, ndërsa më 2001 ka ndodhur lufta e armatosur mes UÇPBM-së dhe forcave ushtarake e policore serbe me qëllim të përcaktimit të statusit politik të Shqiptarëve të Kosovës Lindore (Luginë e Preshevës).

 

Nga kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, shqiptarët, për shkak të përpjekjeve që t'i realizojnë të drejtat e tyre të mohuara, përfundojnë nëpër gjykatat serbe me akuza diskriminuese.

 

Shqiptarët e diskriminuar,  përfaqësohen pak ose fare në institucionet lokale e qendrore të republikës, si për shembull: në zinxhirin komandues të Policisë, Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë tatimore, informim, investime, zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor...Diskriminim i rëndë si formë e spastrimit etnik është pasivizomi i adresave të shqiptarëve.

Në këtë krahinë shqiptare, nuk lejohen vendosja e bustit të Skënderbeut, Lapidari i UÇPBM-së.

 

Mungon një Institut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore-historike të shqiptarëve.

Presheva, Bujani dhe Me vegja, gjithnjë mbetet rajoni më i mbrapambetur në Serbi. Mbi të gjitha, kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.

Comments