Na ndiqni ne Facebook

A JANË MIQTË E KOSOVËS ARMIQË TË SERBISË?!

Ideatorët e klaneve obstruksioniste politike dhe medio-propagandistike në Kosovë, në fazën më intensive të angazhimit të diplomacisë euro-amerikane për marrëveshje  "finale" Kosovë - Serbi përmes negociatave, dramatikisht, janë mobilizuar kundër qëndrimit parimor konstruktiv të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili me ngulm, përballë presionit të diplomatëve që kërkojnë kompromise në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Opozita e shkërmoqur dhe mediat e korruptuara e të blera kosovare, me turr marramendës, sulmojnë Albin Kurtin, me akuza të fabrikuara, gjoja i pozicionuar kundër Amerikës dhe miqve tanë perëndimorë dhe kështu, dashje e padashje, kjo opozitë dhe telallët e saj medio - propagandistik, rreshtohen në krah të Serbisë kundër interesave vitale të shtetit të Kosovës.

 

Deklarata e emisarit amerikan Gabriel Escobar se, asociacionin e komunave me shumicë serbe, do ta themelojë me partnerë tjerë pa Albin Kurtin,  ka trimëruar tejmase opozitën kosovare, liderët e të cilës, iu kanë premtuar emisarëve euro-amerikanë se, do t'i realizojnë pa kushte kërkesat e tyre të kushtëzuara nga Serbia.

 

Albin Kurti, ka mandatin qeverisës të popullit të Kosovës,  t'i mbrojë interesat e pacenueshmërisë shtetërore të vendit dhe mbrojtjen nga kërcënimet e hegjemonizmit serbomadh të përkrahur prej Rusisë putiniane.

 

Kush mendon se mikja më e fuqishme e Kosovës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë armiqë të Serbisë, janë meskinë, nihilistë dhe profiterë servilë për  interesa të egove personale, të klaneve të caktuara e shumëçka përtej....

(S.S.)


Comments