Na ndiqni ne Facebook

KOSOVA NË AGJENDËN E NATO-s

Më 18 - 19 janar 2023, mblidhet organi më i lartë politiko - ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, në të cilin marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes të vendeve që përbëjnë fuqinë më të madhe ushtarake të Botës.

 


Fokus kryesor i kësaj mbledhje do të jetë ecuria e luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit ushtarak mbi Ukrainën, e cila, me tërë intensitetin e saj, paraqet kërcënim real për sigurinë, stabilitetin dhe paqen globale.

 

Komiteti Ushtarak i NATO-s, do të analizojë situatën e gjithanshme të luftës dhe masat që duhet marrë për fitoren në fushën luftarake të ushtrisë ukrainase kundër agresionit dhe terrorizmit të ushtruar rus kundër popullit ukrainas.

 

Temë e veçantë diskutimi e Komitetit Ushtarak të NATO-s, është edhe Kosova, ku do të trajtohet gjendja e sigurisë në vendin tonë pas barrikadave 20 ditësh dhe bllokimit të rrugëve nga bandat kriminale serbe në veri të Kosovës, të dirigjuar nga Serbia, kryesisht nga presidenti milosheviqian A. Vuçiq.

 

Me heqjen e barrikadave, diplomacia serbe ka ndërmarrë fushatë ndërkombëtare për të justifikuar kërcënimet ushtarake ndaj Kosovës, duke paguar gazetarë, analistë e figura të komprometuara evropiane e më gjerë, që të flasin e të shkruajnë gënjeshtra e të pavërteta kundër shqiptarëve dhe Qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit, si një lider shtetëror që gjoja aplikon politikën  antiserbëve të Kosovës.

 

Hajkës propagandistike të Serbisë, kundër kryeministrit Albin Kurti dhe Kosovës, për fat të keq, me të madhe po i ndihmojnë një numër i konsiderueshëm gazetarë, analistë dhe eksponentë politikë shqiptarë të Kosovës!

 

Nuk është i rastësishëm, presioni i miqve, partnerëve tanë strategjikë evroamarikanë, të cilët me insistim, kërkojnë nga Kosova, të pranojë rregulla që dëmtojnë stabilitetin, sovranitetin dhe qëndrueshmërinë  politike e të sigurisë në Kosovë dhe  rajon.

(S.S.)

Comments