Na ndiqni ne Facebook

6 PIKAT E ALBIN KURTIT NEUTRALIZOJNË DESTRUKTIVITETIN E OPOZITËS


 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  që paraqiti në Kuvendin e Kosovës 6 pika për zgjidhjen e "çështjes" së asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkaktoi nervozë të theksuar të opozitës koaliduese PDK - LDK -AAK.

 

Me këto pika të studiuara mirë, opozitës, nuk do t'i shiten më trokitjet në dyert e ambasadave dhe diplomatëve, duke kërkuar me përulje poshtëruese, pranimin  e themelimit të asociacionit...sipas kërkesave të Serbisë.

 

Tanimë, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj...janë mbështetur për muri! Dy rrugë iu mbetet për zgjidhje, të mbështesin 6 pikat e Albin Kurtit ose, të dalin hapur në përkrahje të hegjemonisë së Serbisë për jetësimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, që çon në kërcënimin direkt të shtetësisë së Kosovës.

 

Opozita e çakorduar kosovare, ndodhet mes dy alternativave, me Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike, apo kundër saj!

(S.S.)

Comments