Na ndiqni ne Facebook

Bruksel: MBROJTJE DINJITOZE E SHTETIT TË KOSOVËS NGA KRYEMINISTRI ALBIN KURTI

Më 27 shkurt 2023, në Bruksel u zhvillua takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Borrel dhe Lajçak përfaqësues të Bashkimit Evropian.

 

Ky takim, konsiderua si më i  rëndësishmi në 10 vjetët e fundit, me shpresë se, do të arrihej ndonjë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Presioni diplomatik dhe propaganda e shfrenuar mediale në Kosovë, krijuan shqetësim në opinionin kosovar se kryeministri Albin Kurti, do të detyrohet të bëjë koncesione dhe të pranojë "kompromis të dhimbshëm" në disfavor të Kosovës, sidomos, që lidhet me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Mirëpo, siç e kishte paralajmëruar më parë, kryeministri Kurti, nuk u bisedua fare për asociacionin edhe pse presidenti serb Vuçiq kërkoi të futet si çështje për diskutim.

 

Me planpropozimin franko-gjerman, të cilin e prezantoi Josef Borrel, u pajtuan kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, të cilin Albin Kurti u shpreh i gatshëm për ta nënshkruar, ndërsa Vuçiq refuzoi ta nënshkruaj.

 

Kryeministri Kurti, me të drejtë e ripërsëriti se, planpropozimi franko-gjerman krijon bazë të mirë për negociata të mëtutjeshme deri në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi me njohje reciproke në qendër.

 

Propaganda mediale dhe faktorë opozitarë politikë në Kosovë, nuk pushuan së zhurmuari se, Albin Kurti do ta nënshkruajë "zajednicën" në Bruksel, por u dëshmua e kundërta, kryeministri ynë, me qëndrim parimor konsekuent, i pamundësoi Serbisë ta fusë në axhendë bisedimesh diskutimin rreth "zajednicës".

 

Një pjesë e opozitës dhe e medieve kosovare të rreshtuara pas saj, me muaj të tërë, kanë ushtruar presion se do ta pranonin kërkesën serbe për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, me pretekstin se po e përkrah Amerika, në anën tjetër propaganduan që Albini do ta pranojë ose do të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit, çka nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë.

 

Tanimë, pozita e Kosovës në negociata po konsolidohet me meritën e qëndrimit parimor konstruktiv të kryeministrit Albin Kurti nga i cili Serbia do të detyrohet pa kushte ta pranojë realitetin e shtetit të Kosovës.

(S.S.) 

Comments