Na ndiqni ne Facebook

HAKI ABAZI AKUZA NDAJ VETËVENDOSJES

Në konferencën e organizuar sot për medie,  ngriti akuza kundër Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, për një sërë çështjes të ndjeshme, siç është rasti i zhdukjes së mostrave, ekspertizave mjekoligjore të Astrit Deharit.

 

Haki Abazi

Haki Abazi, me këtë deklaratë, u tregua i pasinqertë dhe tejet tendencioz, duke dhënë shembullin e Dardan Molliçajt me grupin e tij kur ikën nga Vetëvendosja.

 

Është normale dhe demokratike të mos pajtohesh me politikën e subjektit ku vepron, por, nuk është normale, për shkak pretendimeve për pozita të larta  në pushtet të shpërthesh në mllef dhe akuza të papërmbajtura, të pajustifikuara.

 

Haki Abazi, nuk ka ra në kundërshtim me Vetëvendosjen për çështje parimore, por kryesisht për ambicie dhe ego personale, çka, te subjekti i tij dhe në opinionin publik, do të konsiderohet, bazuar në praktikat e rasteve në të shkuarën, politikanët kosovarë i ndërrojnë partitë, sa herë që iu ofrohen shanset për përfitime karriere e materiale. Haki Abazi,  është mostër, e politikanëve që kalojnë lehtësisht nga një parti në tjetrën, pa treguar as minimumin e bindjeve, koncepteve dhe parimeve ideopolitike, si parakusht për t'u angazhuar në jetën politike.

 

Lëvizjet nga një parti në tjetrën, janë dukuri e njerëzve me interesa përfituese, egoiste dhe karrieriste. Pa vizion dhe pak ose hiç të dobishëm në zhvillimin dhe përparimin e gjithmbarshëm të vendit dhe demokracisë pluraliste. /S.S./

Comments