Na ndiqni ne Facebook

Një përmbledhje e tërmeteve shkatërruese në botë

Tërmetet e forta si ato tani në Turqi dhe Siri shpesh rezultojnë në dhjetëra mijëra të vdekur. Në të kaluarën, qytete të tëra janë shkatërruar nga katastrofa të tilla.

 

Portugali, nëntor 1755

Kryeqyteti Lisbona përjeton termen tragjik . Si pasojnë edhe disa valë cunami. Lisbona shkatërrohet . Më shumë se 60.000 të vdekur nga rreth 275.000 banorë të qytetit sa kishte qyteti. Tërmeti është ndjerë në pjesë të mëdha të Evropës. Cunami shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme edhe në Spanjë dhe Marok. Tani vlerësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 9 ballë të shkallës Rihter.

 

SHBA, prill 1906

Një tërmet me magnitudë 8.2 goditi qytetin San Francisko në Kaliforni, në orët e para të mëngjesit. Një zjarr i mëpasshëm që shpërtheu për disa ditë shkatërroi qytetin. Më shumë se 3.000 njerëz vdesin dhe rreth 25.000 ndërtesa janë shkatërruar. Rreth 400,000 banorë kanë  mbetur të pastrehë.

 

Japoni, shtator 1923

Tërmeti i Madh i Kantos shkatërron qytetet  Tokios e  Yokohama dhe rajonet përreth. Rreth 140.000 njerëz bien viktima të tërmetit dhe zjarreve që rezultuan. Rreth 90 për qind e ndërtesave në Yokohama dhe 40 për qind e ndërtesave në Tokio digjen.

 

Kinë, korrik 1976

Në mes të natës, toka dridhet nën qytetin e Tangshan në provincën Hebei të Kinës verilindore. Lëkundjet kishin magnitudë 8.2 ballë. Metropoli pothuajse plotësisht shkatërrohet. Numri i saktë i viktimave është i paqartë, shifrat variojnë midis 250.000 dhe 700.000. Është tërmeti më shkatërrues i shekullit të 20-të.

 

Indonezia dhe brigjet e Oqeanit Indian, dhjetor 2004

Një tërmet deti me magnitudë 9.1 (sipas burimeve të tjera: 9.0) në ishullin e Sumatrës shkakton një cunami masiv në Krishtlindje. Cuanimi shkatërroi  brigjet e Oqeanit Indian. Vlerësohet se 230.000 njerëz kanë vdekur, përfshirë edhe turistët nga vende të ndryshme që gjendeshin aty në pushime. Vetëm në Indonezi numërohen 170.000 vdekje.

 

Kinë, maj 2008

Një tërmet me magnitudë 8.0 (sipas burimeve të tjera: 7.9) mbyti rreth 90.000 njerëz në provincën jugperëndimore kineze të Sichuan dhe rajone të tjera dhe lëndoi rreth 4.45 milionë të tjerë. Miliona njerëz  humbën shtëpitë e tyre. Midis viktimave janë mijëra nxënës, shkollat ​​e të cilëve nuk ishin në gjendje t'i përballonin lëkundjet për shkak të ndërtimit të dështuar.

 

Haiti, janar 2010

Një tërmet me magnitudë 7.0 mbyti rreth 100.000 deri  300. 000 njerëz (në varësi të burimit). Sipas OKB-së, të paktën 1.5 milionë haitianë  bëhen të pastrehë. Kryeqyteti Port-au-Prince kthehet në një fushë rrënojash. I dëmtuar rëndë është ishte edhe  pallati presidencial.

 

Japoni, Mars 2011

Një tërmet me magnitudë 9.0 ka goditur bregun lindor të Japonisë. Më pak se një orë më vonë, pason një valë cunami  deri në 20 metra e lartë, duke fshirë gjithçka përgjatë bregdetit të rajonit verilindor të Tohokut. Uji depërton gjithashtu në termocentralin bërthamor të Fukushimës, ku tre reaktorë shkrihen . Kjo është fatkeqësia më e keqe bërthamore që nga Çernobili në vitin 1986. Autoritetet  kanë raportuar për  rreth 18.500 të vdekur dhe të zhdukur pas katastrofës së trefishtë; Më shumë se 165.000 njerëz në prefekturën e Fukushimës u është dashur të lënë shtëpitë e tyre për shkak të rrezatimit.

Japoni, Mars 2011


 

 

Comments