Na ndiqni ne Facebook

PROTESTË STUDENTORE NË PRISHTINË

Sot më 15 shkurt, në Prishtinë, organizatat studentore, në ora 16.00, kanë thirrur protestë për të kundërshtuar kërkesën e Serbisë dhe disa qarqeve ndërkombëtare, për themelimin e asociacionit një etnik të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Me këtë protestë, duhet të solidarizohen gjitha shtresat e shoqërisë kosovare, për të kundërshtuar me të gjitha mjetet demokratike tendencën djallëzore të Serbisë, për krijesën antikushtetuese të "zajednicës", me qëllim të defunksionalizimit dhe bosnjëzimit të Kosovës.

 

Sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës, nuk mund të shpërdorohet nga asnjë faktor. Në asnjë variantë, nuk mund të tolerohet bllokimi i shtetndërtimit të Kosovës, me presione e ndërhyrje që shkelin të drejtën e shtetit funksional unitar të vendit tonë.

Si shoqëri e shpallur multìetnike, në Kosovë janë të garantuara me ligj të drejtat  individuale, kolektive dhe të grupeve nacionale, andaj, pakica serbe nuk mund të shndërrohet në faktor prishjeje të kohezionit multietnik në shtetin tonë.

"Zajednica" nuk kalon!

/S.S./

Comments