Na ndiqni ne Facebook

RENEGATË SHQIPTARË NË MBROJTJE TË FASHIZMIT SERB NË KOSOVË


Në emisionin debatues televiziv "Pressing" të t7, Dukagjin Gorani, kundërshtimin e themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e kualifikoi si teori profashiste të zotit Kurti. Këtë qëndrim prej kuislingu të Dukagjin Goranit, e kundërshtoi me forcë analisti Shkëlzen Gashi, i cili tha: Thirrja e Albin Kurtit për unitet është jo fashizëm po patriotizëm. Ndërsa, krijimi i republikës serbe brenda Kosovës është teori fashiste e Serbisë, e përkrahur nga renegatë shqiptarë!

 

Dukagjin Gorani, që ka trashëguar thasë me para, nga babai i tij të mbushur nga mërgata shqiptare gjatë viteve 1990-ta, vazhdon të vjelë para në sinkron me bashkëmendimtarët e tij shqiptarë, nga qarqe shoviniste-fashiste serbe, për të përkrahur me zell dhe entuziazëm, politikën shtetpërmbysëse serbe në Kosovë!

 

Kryeministri Kurti dhe populli i Kosovës, do ta mbrojnë stoikisht vendin tonë, nga tendenca serbe dhe vasalët e paguar shqiptarë kundër synimeve fashiste të Serbisë për jetësimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

S.S.)

Comments