Na ndiqni ne Facebook

SHQIPTARËT NË BELGJIKË

Nga: Albulena Qehaja

 


 Në shtetin e Belgjikës, sipas të dhënave të përafërta, jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë të emigruar nga e gjithë hapësira etnike shqiptare.

 

Viteve të fundit numri i të emigruarëve shqiptarë, dukshëm është rritur, andaj, bazuar në trendin e emigrimit edhe pozita integruese e shqiptarëve në këtë shtet është e larmishme. Gjeneratat e mëhershme janë integruar mirë në shoqërinë belge, të emigruarit viteve të fundit, ballafaqohen me sfidat e integrimit ligjor, kulturor e gjuhësor.

 

Në përgjithësi, shqiptarët në Belgjikë, në masë të madhe janë  integruar në shoqërinë belge, si rezultat i punës, aftësimit profesional dhe shkollimit të të gjitha niveleve, kanë zënë pozita  të rëndësishme në organizata dhe institucione shoqërore e publike prej atyre lokale deri në ato qendrore.

 

Megjithatë, një kategori e mërgimtarëve tanë, nuk kanë arritur shkallën e duhur të integrimit si pasojë e problemeve të shkaktuara nga shkelje të ndryshme ligjore të vendit nikoqir, çka ndikon negativisht në reputacionin dhe imazhin e tyre të përkatësisë së origjinës.

 

Në përgjithësi, shqiptarët në Belgjikë, me punë vetëmohuese, kanë arritur mirëqenie dhe standard të konsoliduar jetësor.

 

Jeta kulturore kërkon një përkushtim më të angazhuar të mërgatës sonë, në sferën e mbrojtjes nga asimilimi dhe ruajtjen e kultivimit të gjuhës dhe trashëgimisë kombëtare, të cilat kanë nevojë për mbështetje dhe stimulim nga vendet tona të origjinës.

Comments