Na ndiqni ne Facebook

OPOZITA KOSOVARE DHE BISHTAT E SAJ ANALISTO-OPINIONISTË TË FRUSTRUAR


Zhvillimet e fundit, në raport me dialogun Kosovë - Serbi, në dritën e planit franko - gjerman 11 pikësh, i mbështetur nga ShBA-të, për arritjen e një marrëveshje të mundshme mes Kosovës e Serbisë, liderët opozitarë kosovarë dhe telallët e tyre destruktivë analisto-opinionistë, të frustruar që u demaskuan si proamerikanë të rrejshëm, në antiamerikanë të thekur, për llogari të Serbisë.

 

Agjitropi i shfrenuar, i paskrupull dhe sofist i opozitës dhe hajka analisto-opinioniste kosovare, nuk la gurë pa lëvizur, për ta bindur kryeministrin Albin Kurti që ta refuzojë planin franko-gjerman dhe ta sjellë Kosovën në të njëjtat  frekuenca me të Aleksandar Vuçiqit, me pasoja të pariparueshme për shtetin e Kosovës.

 

Kryeministri Albin Kurti,  stoikisht qëndroi në ballë të detyrës historike dhe pa u lëshuar në kompromise të dëmshme për vendin, pranoi planin franko-gjerman dhe demoloi tendencën serbe për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas insistimit të Vuçiqit me kompetenca ekzekutive, bazuar në marrëveshjen e Brukselit më 2013 dhe 2015, e cila po të realizohej, do të realizohej synimi i Serbisë për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës.

 

Aftësia diplomatike dhe qëndrimi konsekuent i kryeministrit Albin Kurti në ballafaqim direkt me autokratin shovinist serb Vuçiq, detyroi përfaqësuesin e BE-së Mirosllav Lajçak, të sjellë në Prishtinë 15 modele të aplikuara në Evropën Perëndimore mbi organizimin e pakicave kombëtare, e që Kosova, mund të shërbehej me elemente pozitive të këtyre modeleve.


Me këtë ofertë evropiane, njëherë e mirë degradohet kërkesa djallëzore e Serbisë për Asociacionin.....me kompetenca.....dhe padyshim, krijohen prerogativa të pakushtëzuara për ruajtjen e pacenueshmërisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës, ku Serbisë i pamundësohet të ndërhyjë në rregullimin e brendshëm politik-juridik të vendit tonë sovran e të pavarur.

(Sejdi Sopi)

Comments