Na ndiqni ne Facebook

DY GABIMET KARDINALE TË PARLAMENTIT TË KOSOVËS MË 2015

 

Ratifikimi nga Parlamenti i Kosovës i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe votimi i Gjykatës Speciale më 2015, për krimet e supozuara të UÇK-së kundër njerëzimit, i shkaktoi goditjen më të rëndë shtetndërtimit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

 

Ish liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, të LDK-së dhe parlamentarët e viti 2015,  ngarkohen me përgjegjësi historike që ratifikuan formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe votuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime të UÇK-së.

 

Në të dyja rastet, u cenua rëndë sovraniteti dhe pavarësia shtetërore e Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti i cili  po e kundërshton themelimin e Asociacionit....sipas kërkesës serbe e cila thirret në marrëveshjen e ratifikuar të Kuvendit të Kosovës më 2015, duke gjetur shkas, për shmangien e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë  e që e rëndon pozitën e Kosovës edhe në raport me aleatët evroamerikanë. Kështu Kosova, detyrimisht mbahet në "status quo", me pengesa të mëdha për zhvillimin e saj ekonomik, politik e gjithëshoqëror.

 

Njëkohësisht, gangrenë që rëndon mbi Kosovën, është Gjykata Speciale me seli në Hagë, ku po zhvillohet procesi i padrejtë gjyqësor kundër ish liderëve të UÇK-, të supozuar për krime lufte, me pretekstin absurd, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale si akt i rëndë i të drejtës humanitare dhe praktikat e luftës.

 

Nga ky proces gjyqësor, Kosova përballet me vështirësi të kredibilitetit dhe afirmimit ndërkombëtar të sovranitetit dhe pavarësisë shtetërore, në sistemin juridik ndërkombëtar.

(S. S.)

Comments