Na ndiqni ne Facebook

KONSEKUENCAT E PARAQITJES ASIMETRIKE TË GJËRAVE

 


Çdo njeri, pa marrë parasysh dukjen fizike të tij/ të saj, identiteti, dinjiteti dhe individualiteti janë parametra që e bëjnë njeriun të dashur, të respektuar në rrethet shoqërore.

 

Karakteret njerëzore, me gjithë specifikat, krijojnë harmoni vlerash që i shërbejnë njerëzimit si dimension i kualitetit perspektiv të pakontestueshëm dhe të admirueshëm gjerësisht.

 

Në të kundërtën e perceptimit real objektiv të gjërave, sidomos në shoqërinë shqiptare, ekzistojnë dukuri të prezantimit  asimetrik të gjërave, në raste të izoluara individuale, me pasoja të ndikimit vizual.

 

Cilat janë dukuritë që dëmtojnë dhe vetëdëmtojnë, në rastin konkret të mërgatës shqiptare në raport me atdheun?

 

Teknologjia moderne e informacionit dhe komunikimit mundëson njohje virtuale dhe kontakte të shpejta komunikimi mes njerëzve nga të gjitha distancat gjeografike të botës.

 

Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike-sociale në atdhe, shumë të rinj e të reja, kërkojnë të gjejnë mundësinë të largohen nga vendi në drejtim të vendeve perëndimore, me shpresë sigurimin e një jete më të mirë.

 

Mërgata jonë si tërësi, ruan dhe ushqen dashurinë për atdheun dhe me punë e djersë qëndron mirë me standardin jetësor dhe integrimin në shoqëritë e vendeve ku jetojnë, por, ka të tillë që s'kanë arritur të konsolidohen me punë dhe integrim sikur shumë bashkëmoshatarë të tyre që janë shkolluar e shkollohen.

 

Për fat të keq, të rinjtë e të rejat, me perspektivë të kufizuar në mërgatë, zgjedhin mënyrën më të pakëndshme të zgjidhjes së problemeve partneriale dhe si rezultat përfundojnë të pasuksesshme.

 

Një i ri ose e re në mërgatë, kur hunë në lidhje me moshatarët e tyre në atdhe, premtojnë shumë për të arrira të parealizuara, saktësisht, i mashtrojnë moshatarët e tyre për gjoja jetë luksoze, me veshje e pamje fizike të artificializuara dhe kur të takohen në vendlindje, apo kur të vijnë në mërgim, pa u parë fizikisht më parë, bien në kundërshtim, duke mos u pëlqyer me shumëçka. Si përfundim, për këtë arsye prishen partneritete gjithsesi edhe martesa të ndërtuara me gënjeshtra.

Komunikimi dhe kontakti fizik është i pazëvendësueshëm me kontaktin virtual, shpesh i manipuluar.

 

Albulena Qehaja / Sejdi Sopi.

Comments