Na ndiqni ne Facebook

“MARSHI PËR DREJTËSI” I MANIPULUAR POLITIKISHT

 

 

Marshi për Drejtësi, që u zhvillua dje në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra qytetarë të Kosovës, me bindjen se do të demaskohen dëshmitarët e rrejshëm shqipfolës, spiunë të Serbisë, në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë dhe, jo, të manipulohen nga lidershipi i Partisë i Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Memli Krasniqi dhe Eliza Hoxha, në fjalimet e tyre, i bishtnuan qëllimit për çka u mblodhën aq shumë protestues në sheshet Zahir Pajaziti e Skënderbe.

 

U pa qartë që ky marsh ishte kundër Qeverisë Kurti dhe formalisht i dedikohej Gjykatës Speciale.

 

Se marshi ishte i orientuar kundër Albin Kurtit e jo Gjykatës Speciale, dëshmon propaganda agresive mediatike e klanit medial si Berat Buzhala e të tjerë të rreshtuar kundër Qeverisë Kurti.

 

Lidershipi i PDK-së, do duhej të kërkonin falje para protestuesëve, pse e votuan në Parlament Gjykatën Speciale, njëherit të tërheqin formalisht nënshkrimin e ratifikimit të kësaj gjykate.

 

Kjo e ashtuquajtur protestë, në radhë të parë konfronton PDK-në dhe LDK-së lidhur me Gjykatën Speciale, njëkohësisht nxitë konflikt qytetar mes popullit të Kosovës.

 

Me kërkesën e ligjshme për gjyqësi të drejtë, vlerë të veçantë ka, denoncimi i spiunëve të paguar e stimuluar nga shërbimi sekret serb, i cili këta spiunë i përgatiti për dëshmi të rreme në gjykatë.

 

Me tendenca propagandistike për qëllime arbitrare politike, vetëm sa krijon vështirësi të shtuara për të akuzuarit në Hagë.

Sejdi Sopi

Comments