Na ndiqni ne Facebook

NË VERI TË KOSOVËS, NGUSHTOHET RRETHI VEPRUES I LISTËS ÇETNIKE SERBE

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit 2023, në katër komunat e Kosovës Veriore me shumicë serbe, procesi zgjedhor u zhvillua i qetë, pa probleme, edhe pse Beogradi me listën çetnike, urdhëruan qytetarët serbë t'i bojkotojnë.

 

Fitorja simbolike e kandidatëve shqiptarë për kryetar të katër komunave me shumicë serbe, krijon situatë të re, gjegjësisht ndihmon çlirimin e popullsisë serbe nga presioni i madh i bandave kriminale të Radojçiqit e Rakiqit të mbështetura nga shovinisti serbomadh Aleksandër Vuçiq, të cilët, me këto zgjedhje, goditet pretendimi banditesk i strukturave kriminale paramilitare serbe që dominuan me vite në katër komunat në veri të Kosovës.

 

Tani, qytetarët serbë në këto komuna, do të jenë të çliruar nga propaganda e banditëve e kontrabanditëve serbë, që i mbajtën peng dhe nën trysninë  e tyre, të shantazhit e kërcënimeve që kjo popullsi serbe t'i nënshtrohet  kriminelëve profiterë.

 

Serbët e Kosovës veriore, tani kanë mundësinë ideale, të punojnë e jetojnë të lirë në vendbanimet e tyre, pa u diskriminuar e shantazhuar nga ekstremistët kontrabandistë serbë, t'iu kthehen normalitetit dhe jetës së sigurtë, të garantuara nga institucionet shtetërore të  Kosovës.

 

Kontributi i serbëve në aspektin e stabilitetit dhe sigurisë, është grusht goditës për hegjemonizmin serbomadh dhe  njëkohësisht fuqizim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

 

Republika e Kosovës, është garancë  e të drejtave për të gjithë shtetasit e saj pa dallim kombësie apo etnie, e bazuar në vlerat më të çmuara të lirisë individuale e kolektive të demokracisë  sipas standardeve evroperëndimore.

(S.S)

Comments