Na ndiqni ne Facebook

PESË (5) SHQIPTARË FITOJNË NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË GJENEVË

( Deputeti Sami Gashi, me ish presidenten e Konfederatës zvicrane Micheline Camy - Rey)

Ngjarje madhështore dhe historike.

Në zgjedhjet parlamentare në Gjenevë, që u mbajtën me 2 prill 2023, garën elektorale e fituan pesë (5) kandidatë shqiptarë.

 

Siç deklaroi për "Jehona Press" z. Sami Gashi, deputet i rizgjedhur në mandatin e dytë, tani, Parlamentit të Gjenevës iu shtuan edhe katër (4) deputetë shqiptarë, pjesëtarë të denjë të komunitetit shqiptar në Zvicër.

 

Prej 30 mijë shqiptarëve që jetojnë në Gjenevë, 16.700 me të drejtë vote, bënë historinë moderne të mërgatës sonë.

 

Kandidatët shqiptarë që fituan në zgjedhjet parlamentare të Gjenevës, më 2 prill 2023:

Xhevrie Osmani

Sami Gashi

Leonard Ferati

Skender Salihi

Arbër Jahiu

 

"Jehona Press", deputetëve të zgjedhur iu uron suksese në punë dhe afirmim të mëtejmë të çështjes shqiptare në Zvicër.

Comments