Na ndiqni ne Facebook

A do të zhduket edhe gjuha shqipe?

Para disa viteve një grup i ekspertëve të gjuhëve ka ardhur në përfundim se gjuha malteze, islandeze, lituaneze dhe letoneze mund të zhduken në përfundim të shek XXI. Së bashku me këto katër  gjuhë do të zhduken edhe 20 tjera që fliten nga minoritetet në Evropë. Arsyeja e zhdukjes është digjitalizimi i botës. Si shtesë, në këtë zhdukje ndihmon numri i vogël i folësve, mungesa e përkthimeve automatike, angazhimi i ulët në të folurit, mungesa e analizave të teksteve dhe mungesat tjera të resurseve, që janë të nevojshme për zhvillimin e gjuhës. 


Nëse i kemi parasyshë këto fakte, atëherë nuk është larg logjikës të mendohet se një ditë, ndoshta në fund të shek. XXII apo XXIII, do të zhduket edhe gjuha shqipe. Ekspertët mendojnë se zhdukja e gjuhëve është shpejtuar dhe se pas dy tre shekujve do të mbijetojnë vetëm anglishtja, spanjolishtja, arabishtja, frengjishtja, gjermanishtja, italishtja, rusishtja dhe ndonjë tjetër. Çdo vit në botë zhduken 20 – 25 gjuhë.


Në realitet, shenjat që tregojnë se gjuha shqipe është në rrezik, ekzistojnë. Faktorët që ndikojnë në rritjen e këtij rreziku, janë: rënia e numrit të shqiptarëve në Ballkan (rënie e natalitetit dhe shpërngulja), dëshira që fëmijët ta flasin anglishten si gjuhën e tyre të parë, komunikimi i gjeneratave të reja në anglisht, mungesa e botimeve cilësore, niveli i ulët i shkollave, përdorimi i shumë dialekteve në media, humbja e hapit në aplikimin e teknologjisë, etj.  


Në Kosovë është duke ndodhur rasti i Maltës, në të cilin vend të gjithë e dijnë anglishten. Maltezët në shtëpi e flasin gjuhën e tyre me një përqindje të lartë, por në publik mbizotëron anglishtja. Kështu do të duket Kosova së shpejti. Shkruan Daut Dauti në profilin e tij në Facebook.

Comments