Na ndiqni ne Facebook

ANISA ADEMI PROFESIONISTE NË FUTBOLLIN BELG PËR FEMRA

Vajza shqiptare 16 vjeçare Anisa Ademi, e lindur në Belgjikë, me prindër të emigruar nga Klina e Kosovës, që nga fëmijëria është treguar talente e rrallë në sportin e futbollit për femra.

Anisa Ademi, në moshën dyvjeçare nga prindërit është vërejtur për talentin e saj në futboll, ndërsa nga mosha 8 vjeçare ka luajtur për ekipin e fëmijëve në Qytetin Eupen, kurse prej moshës 12 vjeçare, pandërprere luan për klubin  "Standard" të ligës parë belge në Liezhë, në grupin e të rejave, derisa tani edhe pse ende e re, një ndër futbollistet më të mira është përzgjedhur në ekipin e parë me futbollistet e rritura në klubin "Standard", duke treguar sukses të jashtëzakonshëm.

Anisa Ademi, nga ekspertët e futbollit për femra, konsiderohet, shpresë e madhe e reprezentacionit të Belgjikës në futbollin e femrave.

 

Ekipa e futbollit për femra " Standard" në Liezhë, ku luan Anisa Ademi, garon në divizionin A të ligës së parë belge është futbollistja më e mirë e ekipit dhe përfaqësuese e reprezentacionit belg.

 


"JEHONA Press" angazhohet, përmes botimeve e publikimeve editoriale, në afirmimin e arritjeve dhe sukseseve të mërgimtarëve shqiptarë, në të gjitha fushat e veprimtarisë; në arsim, kulturë, shkencë, art, muzikë, krijimtari letrare, sport etj. etj.

Anisa Ademit, i urojmë suksese kulmore në futbollin profesionist për femra në Belgjikë.

Albulena Qehaja

Comments