Na ndiqni ne Facebook

DEFAKTORIZIMI SHQIPTAR DETERMINANT PËR "PAQEN" DHE "STATUS QUON" BAKLKANIKE

Ndër popujt më të mëdhenj të Ballkanit, populli shqiptar u copëtua si qengji në sofër nga fqinjët ballkanik të ndihmuar prej Rusisë dhe fuqive të mëdha.

 

Ashtu siç rrodhën ngjarjet tragjike për kombin tonë, ishte e pamundur të materializohen përpjekjet dhe sakrificat e popullit tonë për konsolidim përbashkues politik, ekonomik, ushtarak etj., përkundrazi, në kontinuitet është kërcënuar qenia e tij si komb, nga armiqët shovinistë fqinj.

 

Kur menduam që, me çlirimin e Kosovës më 1999, nga pushtuesi i egër serbomadh, çështja shqiptare ka hyrë në kahjen pozitive të zhvillimit dhe konsolidimit kombëtar e shtetëror, në momentet vendimtare për ndarjen paqësore nga Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga Bashkimi Evropian e të mbështetur nga ShBA, nga mjedisi i kontaminuar prosllav i Kosovës, nxjerrin kokë agjentura serbe, fundërrina nga trashëgimia e të shkuarës ogurzezë.

 

Burimet diplomatike evroperëndimore, na bëjnë të kuptojmë, një nga arsyet e forta, pse, vendet që e ndihmuan çlirimin e Kosovës, sidomos ShBA-të, janë rreshtuar kundër kryeministrit të Kosovës dhe pro Serbisë, me rastin e bandave kriminale ushtarake serbe, të cilët veriun e Kosovës e shfrytëzojnë si poligon për destabilizimin e vendit tonë,  për incidente dhe konflikt të hapur.

 

Kryefashisti serb Aleksandar Vuçiq,  për të shmangur dyshimet  tek diplomacitë perëndimore se nuk dëshiron marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën, ka futur në lojë agjenturat politike, mediatike dhe propagandistike shqiptare në Kosovë e Shqipëri, duke grumbulluar "fakte dhe argumente" të paqena se, gjoja Albin Kurti, angazhohet në militarizimin e Kosovës dhe përgatitjen për një konfrontim ushtarak me Serbinë, i cili do ta shkaktonte një nga vatrat më të rrezikshme të luftës me përmasa të gjëra, me pasoja për Ballkanin dhe Evropën.

 

Në mënyrën më të turpshme dhe për synime më të errëta, me parat e sigurta të Serbisë dhe Rusisë, hienat politike, mediatike shqipfolëse në Kosovë dhe Shqipëri, duhet të demaskohen me forcën e argumenteve për tradhti kombëtare, mbase, për momentin nuk ka shanse të sillen para drejtësisë.

 

Konsolidimi i shtetit të Kosovës arrihet në ngritjen dhe zhvillimin e të gjitha segmenteve që e bëjnë shtetin, shtet.

Sejdi Sopi

Comments