Na ndiqni ne Facebook

Proces gjyqësor kundër Biontech në Gjermani


Kompania gjermane kishte zhvilluar një vaksinë për miliona njerëz në një kohë rekord: gjyqi i parë kundër Biontech fillon sot.


Kompania bioteknike Biontech duhet të përballet me padinë e parë civile sot në Hamburg  për shkak të dëmeve të supozuara të shkaktuara nga vaksina e saj kundër koronës.

 

Një paditëse po kërkon kompensim për dhimbjen dhe vuajtjen prej të paktën 150,000 euro për shkak të dëmtimit të dyshuar të vaksinimit, njoftoi Gjykata Rajonale e Hamburgut. Gruaja, e cila dehiron te mbetet anonime, thotë se ka vuajtur nga dhimbje në pjesën e sipërme të trupit, ënjtje të ekstremiteteve, rraskapitje, lodhje dhe çrregullime të gjumit që nga vaksinimi kundër Covid 19.

 

Biontech hedh poshtë akuzat

“Ne kemi shqyrtuar me kujdes dëmtimet shëndetësore të përshkruara nga paditësja në bazë të të gjithë informacionit të dhënë dhe kemi arritur në përfundimin se padia është e pabazuar”, tha kompania me qendër në Mainz.

 

Në javët dhe muajt e ardhshëm, mund të ketë qindra padi të tilla kundër prodhuesve të ndryshëm të vaksinave në Gjermani. Përveç Biontech, të pandehurit përfshijnë edhe prodhues tjeter Moderna.

 

Qindra padi presin gjykatat

Deri më tani, zyra e avokatëve  ka paraqitur 250 padi në gjykatë, tha avokati i paditësit, Tobias Ulbrich, nga zyra avokatëve  Rogert & Ulbrich. Sipas një deklarate tjeetër, zyra e avokatëve  Caesar-Preller përfaqëson 100 raste të ngjashme. Dy zyrat e avkokatëve njoftuan se shumica e paditësve në këtë fushë përfaqësoheshin nga njëra prej dy Zyrave të Avokatëve.

 

Në Gjermani, prodhuesit e ilaçeve ose vaksinave janë ligjërisht përgjegjës për efektet anësore nëse vërtetohet shkencërisht se produktet përkatëse shkaktojnë dëme joproporcionale në krahasim me përfitimin e tyre. Kjo është pikërisht ajo që duhet paraqitur në gjykatë, tha Ulbrich.

 

Konkretisht, ata dëshirojnë të sfidojë vlerësimin e autoriteteve gjermane dhe Bashkimit Evropian se vaksinimi Biontech ka një profil pozitiv rrezik-përfitim. Për këtë qëllim, duhet të paraqiten mendimet e ekspertëve që vënë në dyshim efektin jetëshpëtues dhe vlerësimin pozitiv të sigurisë së fushatës së vaksinimit.

Comments