Na ndiqni ne Facebook

Vendet nën sanksionet e ShBA-së dhe BE-së

 



Vendet që gjenden nën sanksionet e ShBA-së dhe BE-së që nga viti 2022:

Irani, Rusia, Bjellorusia, Korea e Veriut, Siria, Kuba, Myanmari, Kina (Provinca Xinjiang), Ukraina (Rajonet e aneksuar nga Rusia).


Arsyet e sanksioneve kanë të bëjnë me programet bërthamore, krimet kundër njerëzimit, sponsorizimin e terrorizmit (shtet terrorist), bashkëpunimin me një shtet tjetër që kryen krime kundër njerëzimit, gjenocidin, shkeljen e rëndë e të drejtave të njeriut, e të tjera si këto.


Vërtet mund të mendojmë se Kosova do mund të radhitej me këta shtete dhe me këto krime të rënda shtetërore?


Nëse do të ndodhte kjo, do të ishte historike (në kuptimin negativ të fjalës). Për herë të parë do të sanksionohej një shtet demokratik dhe që ndjek ligjet të cilët i ka në akord dhe në frymën e shteteve perëndimore. 


Ky precedent do e shkatërronte konceptin e sanksioneve. Nga mjet që lufton autokracitë, diktaturat dhe krimet e rënda të dënuar ndërkombëtarisht, do shndërrohej në mjet shantazhi për të imponuar vendime ndaj shteteve demokratik dhe më pak të fuqishëm, për pazare të dobta dhe të gabuara gjeopolitike.


Më shumë se Kosova do të humbiste ShBA-ja dhe BE-ja, duke e kthyer sanksionin në arbitraritet. Ç’kuptim ka më sanksioni amerikan kur atë e pëson si Kosova, ashtu edhe Rusia, Irani dhe Korea e Veriut?

Gent Amzai

Comments