Na ndiqni ne Facebook

BEOGRADI LAVDËRON RRUGAÇIN MËRGIM LUSHTAKU PËR PROVOKIMIN E INCIDENTIT NË PARLAMENTIN E KOSOVËS

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, përmes kryerrugaçit Mëŕgim Lushtaku, shkaktoi incident në sallën e Kuvendit, me skenar të parapërgatitur e të paramenduar mirë, me qëllim që të plasojë pasqyrë të vrazhdë mediale brënda dhe jashtë vendit, për ta paraqitur situatën në Kosovë kaotike dhe ekstremisht destabilizuese, të shkaktuar gjoja, si pasojë e politikës së padenjë të Ķryeministrit Albin Kurti.


Banditët e kriminalizuar, nga radhët e PDK-së, si Mërgim Lushtaku me disa të tjerë, për sjelljet më të ulëta të rrugaqërisë, turpërojnë Parlamentin e Kosovës, regjionin që përfaqësojnë dhe gjithë popullin e Kosovës, në sytë e opinionit gjithañdej medial e qytetar.


Ky veprim i poshtër, skenar i Partisë Demokratike të Kosovës  dhe strukturave kriminale brënda opozitës, me pamjen kaotike që shkaktuan në Parlament, për mediet dhe pushtetarët autokrato-shovenë

 serbë, erdhi si peshqesh ekzaltues, adut, për të ndezur e elektrizuar fushatën propagandistike kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.


Sot mediet e Beogradit, ngrisin lart emrin e deputetit rrugaç, prepotent e bashibozuk Mërgim Lushtaku, Ganimetes etj., për shërbimin kolosal në favor të propagandës serbe dhe për t' i dhënë shkas Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit etj. t'i sforcojnë akuzat e shantazhet  kundër Kryeministrit Kurti dhe Kosovës.


Deputetët e kriminalizuar,  uzurpatorë, ryshfetaxhi, korruptivë e matrapazë, nuk do të mund të shpëtojnë nga dënimi qytetar, për veprimet vagabondeske dhe antiqytetare në Parlamentin e Kosovës.


Partitë e përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës, të cilat kanë për synim inatçorë, të rrënojnë jetën politike dhe institucionale, nga elektorati kosovar, do të ñdëshkohen keqas, që kurrë më të mos  shijojnë profitet politike në kurriz të qytetarëve.

(S. S.)

Comments